• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde
Home
Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

9 July, 2026 s.autor Rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në vlerë të përgjithshme prej 206 milionë eurove.

Në një postim në Facebook, Kurti tha se BE-ja njoftoi zyrtarisht vendin se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, në vlerë prej 180.5 milionë euro.

Gjithashtu, sipas tij, janë miratuar edhe tri grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.

Megjithatë, para se Kosova të fillojë t’i pranojë këto para, nevojitet miratimi nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjes financiare nga Kuvendi i Kosovës.

Kosova nuk ka Kuvend funksional, por ai pritet të konstituohet në ditët në vijim, pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Për çfarë fondesh e grantësh bëhet fjalë?

Kurti shpjegoi se fondet prej 180.5 milionë eurove do të mbështesin fushat prioritare për Kosovë, si mjedisi dhe klima, energjia, menaxhimi i kufijve dhe migrimi, konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi, qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE-në, si dhe sundimi i ligjit.

“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, tha Kurti.

Ndërkohë, nga tri grante nga WBIF-ja, në vlerë totale prej 25.9 milionë euro, investime do të ketë në hidrosistemi Ibër-Lepenc, në autostrada Qafë e Duhlës–Banullë, dhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë në bashkëpunim me BERZH-in, sipas Kurtit.

Kosova ka filluar të përfitojë nga ndihma e Bashkimit Evropian në kuadër të IPA-së që nga viti 2007. Që atëherë, deri në fund të vitit 2022, Kosovës i janë dhënë gjithsej 1.21 miliardë euro përmes programeve IPA I dhe IPA II./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA PËR DOSJEN "META"/ Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme
Previous article DOSSIER/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike: Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin...

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT