• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN”/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve
Home
Ekonomi

“RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN”/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

8 July, 2026 s.autor Ekonomi

Forcimi i vazhdueshëm i lekut kundrejt euros gjatë viteve të fundit ka frenuar rritjen e çmimeve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pyetur nga deputetët mbi këtë situatë në Komisionin për Nismat Qytetare, u shpreh se ky fenomen në tërësi ka sjellë një sërë ndikimesh pozitive për ekonominë shqiptare.

“Nga njëra anë kemi një impakt negativ tek eksportet, por nga ana tjetër kemi efekte pozitive tek ata që i kanë të ardhurat në lekë dhe tek frenimi i rritjes së çmimeve. Pra, çmimet po rriten, por kjo rritje do të ishte shumë më e madhe nëse do të kishim një zhvlerësim të monedhës kombëtare. Nëse efekti do të ishte i kundërt, inflacioni mund të ishte 6% dhe jo 2.2%. Në atë rast, norma bazë e interesit do të ishte më e lartë se 2.5%, kostot e kredive do të rriteshin, kreditë me probleme do të shtoheshin, papunësia do të rritej dhe rritja ekonomike do të ngadalësohej. Pra, treguesit makroekonomikë do të përkeqësoheshin”, tha Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Sejko foli gjithashtu edhe për masat që ka marrë Banka e Shqipërisë ndaj rritjes së kredisë për blerjen e banesave nga qytetarët.

“Kemi standardizuar kreditë me kolateral. Këto janë masa që synojnë të shmangin probleme në skenarë jo optimistë. Ritmet e rritjes së kredisë për pasuri të paluajtshme janë frenuar pak dhe ne po e monitorojmë vazhdimisht situatën. Deri tani, bankat kanë një performancë shumë të mirë me kreditë për pasuri të paluajtshme dhe nuk shohim raste problematike apo rrezik të shtuar”, shtoi Sejko.

Për sa i përket digjitalizimit të shërbimeve, guvernatori u shpreh se është bërë një punë e mirë në këtë sektor, duke veçuar anëtarësimin në SEPA si një hap të rëndësishëm drejt standardeve europiane, që ka ulur ndjeshëm kostot e transfertave ndërkombëtare për qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË PARËT TUAJ ME LETRA AONONIME, JU ME..."/ Luca shpërthen ndaj protestuesve
Previous article "ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

s.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT