• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIABETI PO BËHET “VRASËSI I HESHTUR”/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve
Home
Shëndet

DIABETI PO BËHET “VRASËSI I HESHTUR”/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

8 July, 2026 s.autor Shëndet

Teksa numri total i vdekjeve ra në vitin 2025, ato nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën ndjeshëm. Sipas të dhënave të INSTAT-it, vitin e kaluar u regjistruan 241 vdekje nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit, ose 15.3% më shumë në raport me vitin 2024.

Kjo kategori përfshin sëmundjet e sistemit endokrin, çrregullimet metabolike dhe ato të lidhura me ushqyerjen, ku më i zakonshmi është diabeti dhe komplikacionet e tij.

Rritja më e fortë në numër u shënua në Elbasan, ku vdekjet u shtuan nga 14 në vitin 2024 në 25 raste vitin e kaluar. Vlora gjithashtu pati një rritje të dukshme, nga 4 në 14 raste, ndërsa Durrësi shënoi 20 raste në vitin 2025, nga 13 në vitin 2024. Rritje u regjistruan edhe në Dibër, Gjirokastër dhe Fier.
Në përqindje, rritja më e lartë ishte në Vlorë, me 250%, por kjo lidhet edhe me bazën e ulët të krahasimit në vitin 2024. Rritje të forta në përqindje shënuan edhe Gjirokastra, me 85.7%, Elbasani me 78.6%, Dibra me 60% dhe Durrësi me 53.8%.

Pavarësisht rënies me 11.1%, Tirana vijoi të kishte numrin më të lartë të vdekjeve nga kjo kategori, me 48 raste në vitin 2025. Pas saj renditen Fieri me 37 raste, Elbasani me 25, Korça me 21 dhe Durrësi e Shkodra me nga 20 raste.

Në disa qarqe, vdekjet shënuan rënie. Berati regjistroi 17 vdekje, nga 20 një vit më parë. Lezha ra nga 9 në 7 raste, Kukësi nga 4 në 3 raste, ndërsa Tirana nga 54 në 48 raste. Në Korçë dhe Shkodër numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar.

Të dhënat tregojnë se sëmundjet endokrine dhe metabolike, veçanërisht diabeti, po bëhen një barrë e madhe për shëndetin publik. Rritja e vdekjeve në nivel kombëtar sinjalizon nevojën për kontroll më të mirë të sëmundjeve kronike, diagnostikim të hershëm dhe ndjekje më të rregullt të pacientëve me çrregullime metabolike.

Vdekjet nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit lidhen, në pjesën më të madhe, me diabetin dhe komplikacionet që ai shkakton. Kjo kategori përfshin gjithashtu sëmundjet e gjëndrës tiroide, çrregullimet metabolike dhe probleme të tjera hormonale, por diabeti përbën shkakun dominues të vdekshmërisë.

Rritja e numrit të vdekjeve nga këto sëmundje zakonisht shpjegohet me disa faktorë që veprojnë njëkohësisht. Një ndër më të rëndësishmit është plakja e popullsisë, pasi diabeti dhe çrregullimet metabolike janë më të shpeshta në moshat e mëdha. Gjithashtu, shtimi i mbipeshës dhe obezitetit, ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik kanë çuar në rritjen e rasteve me diabet të tipit 2 në vendin tonë.

Një rol të rëndësishëm luajnë edhe komplikacionet e sëmundjes. Shumë pacientë nuk humbin jetën nga diabeti në vetvete, por nga pasojat që ai shkakton në organizëm, si sëmundjet kardiovaskulare, dëmtimi i veshkave, goditjet në tru apo infeksionet e rënda. Rreziku rritet edhe kur sëmundja diagnostikohet me vonesë ose nuk mbahet nën kontroll përmes trajtimit dhe monitorimit të vazhdueshëm.

Të dhënat tregojnë se vdekjet nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën me 15.3% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar shtimin e rasteve të diabetit, plakjen e popullsisë dhe përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve.

/Marrë nga Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

s.autor

Postime të ngjashme

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë Shëndet

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin Shëndet

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi Shëndet

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT