Trageti i radhës në itinerarin Brindizi -Vlorë ka shënuar numrin më të lartë të pasagjerëve me 325 të tillë dhe 72 autovetura, duke shënuar në këtë mënyrë edhe ditën e parë të javës me një fluks kaq të lartë dhe që i dedikohet kryesisht sezonit veror.
Një trend i tille në këtë linjë lundrimi të pasagjerëve mes dy brigjeve pritet të vijojë përgjatë sezonit, nisur kjo edhe nga eksperienca e viteve të kaluara.
Por këtë vit duket që fluksi ndonëse është me i lartë krahasuar me javët e mëparshme, është më i vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë autoriteti portual i Vlorës dhe policia kufitare kanë marrë masa për një përpunim sa më të shpejtë të pasagjerëve.


