• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NISMA TË REJA PËR BASHKITË”/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban
Home
Politikë

“NISMA TË REJA PËR BASHKITË”/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

6 July, 2026 s.autor Politikë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të prezantohet një seri nismash të reja me fokus qytetarin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në nivel vendor, duke theksuar se bashkitë nuk duhet të kufizohen vetëm në përballimin e sfidave, por të rrisin standardin e shërbimeve publike.

Në deklaratën e tij, Demo u shpreh se realizimi i këtyre objektivave kërkon edhe mbështetje financiare të qëndrueshme, për të cilën, sipas tij, qeveria është e angazhuar.

“Një sërë nismash do prezantojmë këtë javë me në fokus qytetarin, baashkitë nuk janë vetëm në sfidën për përmirësim shërbimesh, por të rrisin nivelin e cilësinë e shërbimeve në nivel vendor. Kjo do kërkojë financim. Qeveria është e gatshme dhe unë besoj se dhe atë që ne do projektojmë edhe nëpërmjet programit Rlindja urbane 2.0 për 2027-2028-2029 do jetë vision i qartë i financuar plotësisht për të rezialuar ato që duam si realitete të reja në territor”, deklaroi ai.

Demo theksoi se qasja e re e qeverisë e sheh bashkinë si një entitet shumëdimensional, që duhet të adresojë njëkohësisht zhvillimin ekonomik lokal, përfshirë mbështetjen e start-up-eve, përmirësimin e infrastrukturës bazike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike si transporti urban.

“Ne e shohim tashmë bashkinë si entitet që duhet parë në dimensione të ndryshme; nga start-up-et, infrastruktura bazike, shërbimet parësore si urbanët, apo duke iu dhënë zgjidhje sfidave si ujësjellës-kanalizimet”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se programi i ri do të jetë në qendër të ndërhyrjeve të qeverisë qendrore në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke synuar edhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian. “Ky program do të jetë në fokus të ndërhyrjeve të qeverisë qendrore, në bashkëpunim me bashkitë e vendit, në kuadër edhe të procesit të integrimit, që bashkitë të jenë në një pozicion krejt ndryshe kur të trokasim në BE”, deklaroi Demo.

Ai bëri të ditur edhe disa nga investimet konkrete që do të mbështesin këtë program, duke theksuar se 20 milionë euro do të investohen për forcimin e infrastrukturës së emergjencave, ndërsa 10 milionë euro të tjera do të financojnë një program të ri për përmirësimin e transportit urban.

“20 milionë euro do të jenë të fokusuara në logjistikë sa u përket infrastrukturës së emergjencave. Kemi financim prej 10 milionë eurosh që do të jetë i fokusuar në një program të ri për përmirësimin e transportit urban, i cili problematikat po i nxjerr më shumë në pah. Besoj se do të jetë edhe përgjigje e ankesave që ne hasim”, tha Demo.

Ministri shtoi se programi i ri do të jetë në qendër të ndërhyrjeve të qeverisë qendrore në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke synuar edhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

“Ky program do të jetë në fokus të ndërhyrjeve të qeverisë qendrore, në bashkëpunim me bashkitë e vendit, në kuadër edhe të procesit të integrimit, që bashkitë të jenë në një pozicion krejt ndryshe kur të trokasim në BE”, deklaroi Demo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë
Previous article BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT