Stina e verës shoqërohet me një rritje të ndjeshme të rasteve me alergji, ku më të përhapurat mbeten rinitet alergjike dhe urtikariet. Temperaturat e larta, prania e poleneve në ajër dhe ekspozimi më i madh në ambiente të hapura ndikojnë drejtpërdrejt në përkeqësimin e simptomave tek personat e ndjeshëm.
“Sezoni që në të cilin alergjitë shtohen, sidomos rinitet alergjike edhe urtikariet. Rinitet alergjike, simptomat e tyre janë rrjedhi i hundësh, kruarje hundësh, sekrecione, kryerje sysh, tështima. Kurse urtikarjet janë alergjitë që dalin në lëkurë me ponhe dhe eritema”, deklaroi mjeku alergolog Egir Lezha.
Alergologu Egir Lezha thekson se, ndonëse një pjesë e alergjive shfaqen me simptoma të lehta, ka raste që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Sipas tij, reaksionet e forta alergjike, sidomos ato të shoqëruara me vështirësi në frymëmarrje apo ënjtje të theksuar, duhet të trajtohen si urgjencë për të shmangur komplikacionet serioze.
“Ka urtikarje akute dhe ka urtikarje kronike. Zakonisht një urtikarje quhet kronike kur zgjat më shumë se gjashtë javë. Mund të jetë edhe urgjencë, pra kur këto simptoma janë të rënda, duhet t’u shkojnë urgjencë dhe të marrin trajtimin dhe mjekimin e vazhdueshëm”, shtoi mjeku.
Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë shenjat e para të alergjisë, duke kërkuar ndihmë mjekësore në kohë dhe duke ndjekur trajtimin e rekomanduar.


