• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZYRTARE/ Ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi
Home
Sociale

ZYRTARE/ Ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

5 July, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të rinjtë që kanë vendosur të vijojnë studimet e larta duhet të aplikojnë në faqen zyrtare të portalit U-Albania nga data 27 korrik deri më 1 gusht 2026.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, sqaron se, ashtu si çdo vit, ky proces nis me pagesën e tarifës së aplikimit për në universitet prej 2 000 lekësh. Detyrimi duhet të kryhet nga data 3–26 korrik.

“Portali është i hapur dhe do të jetë i hapur gjatë gjithë kohës. Pas datës 20 priten të na vijnë të dhënat, që është pjesa e notave për tre vitet e gjimnazit dhe notat e maturës. Nga data 21–22, maturantët deri më datën 27 do të kenë akses për të parë të dhënat e tyre në portal, me fillimin e procesit të aplikimit më 27, që është data kur nis procesi dhe vijon për gjashtë ditë, siç ka qenë çdo vit”, tha ai.

Maturanti ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 programe studimi, sipas preferencave të tij. Aplikimi mund të kryhet në çdo mjedis ku ka akses interneti, si në shtëpi, nëpërmjet telefonit, por edhe pranë çdo shkolle të mesme, në rastet kur do të kenë nevojë për t’u konsultuar me mësuesit.

“Ti mund të aplikosh nga çdo kompjuter, pikë interneti në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Mjafton që të kesh idetë e qarta, sepse pas mbylljes së procesit, në momentin që e ke konfirmuar aplikimin, nuk mund të rikthehesh mbrapa për të bërë një aplikim tjetër. Pas mbylljes së procesit të aplikimit, për ata maturantë që kanë aplikuar në degë që kanë konkurs, duhet të bëjnë shumë kujdes dhe të shikojnë datat e shpalljes së konkursit”, tha ai.

Pas kryerjes së regjistrimit në degën përkatëse, çdo maturant ka të drejtën e çregjistrimit për 2 ditë rresht në fund të çdo raundi, nga një program studimi që ka zgjedhur më parë, për t’u regjistruar kështu në një tjetër program studimi.

Raundi i dytë i aplikimit nis nga 15 deri më 17 shtator, ndërsa raundi i tretë fillon nga datat 8 tetor deri më 21 tetor 2026.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve
Previous article SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra Aktualitet

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve Aktualitet

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet Aktualitet

SITUATË ALARMANTE NË DRIZË TË FIERIT/ Zjarri u afrohet zonave të banuara, shpëtohet nga flakët një automjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT