• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska
Home
Aktualitet
Kronikë

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

5 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbrëmjen e djeshme, pas tubimit paqësor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta mori një karakter agresiv pas marshimit deri në komisariatin numër 3.

Një numër i konsiderueshëm protestuesish, u vendosën përpara këtij institucioni të Policisë së Shtetit për shkak se aty ndodhen një pjesë e të arrestuarve pas incidenteve të ndodhura të enjten para dhe gjatë seancës plenare në Kuvend.

Gjatë qëndrimit para komisariatit, disa protestues, një pjesë të cilëve të maskuar, kanë sulmuar vandalisht ambientet e komisariatit, duke thyer xhamat dhe orendi që ndodheshin në holl.

Fillimisht dhjetëra prej tyre u vendosën te dera e komisariatit, ku ndodheshin 3 efektivë, që po përpiqeshin të negocionin nëpërmjet xhamit, duke bërë thirrje që të zmbrapseshin.

Por kjo nuk ndodhi, pasi një numër protestuesish të maskuar dolën në krye dhe nisën shkatërrimin e institucionit, duke thyer fillimisht xhamat e jashtëm, për të hyrë më pas brenda dhe për të shkatërruar çfarë gjetën para.

Një nga efektivet e ndodhura përballë agresorëve në momentin e incidentit mbeti e lënduar në dorë dhe u desh të transportohej në spital për trajtim mjekësor.

Pas shkatërrimit, policia ndërhyri me makinën e ujit dhe me forca të shumta dhe situata u qetësua shpejt. Kanë nisur hetimet për identifikimin e protestuesve të dhunshëm, teksa priten arrestime të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Previous article AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra Aktualitet

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve Aktualitet

350 JAHTE DHE KAZINO NË SAZAN/ Dalin sekretet e planit 5 miliardë $ të Kushnerëve

ZYRTARE/ Ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi Aktualitet

ZYRTARE/ Ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT