• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit
Home
Politikë

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

5 July, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama në podkastin e sotëm të “Flasim”, u ndal te intervista e tij për Deutsche Welle, të cilën e cilësoi si të ndikuar nga, sipas tij, informacione të pavërteta mbi projektin.

Ai tha se gjatë vizitës në Bochum të Gjermanisë, ku mori pjesë në samitin “Ruhr Summit”, u përball me pyetje lidhur me projektin e Kushner, duke sqaruar se Zvërneci është tokë private, ndërsa Sazani mbetet pronë e shtetit dhe marrëveshja përfundimtare ende nuk është mbyllur.

Sipas Ramës, shteti shqiptar do të mbetet pronar i tokës dhe do të jetë partner në sipërmarrje, ndërsa çdo zhvillim do t’i nënshtrohet vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe monitorimit të Komisionit Europian. Kryeministri theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë interes të ndërmarrë hapa që bien ndesh me kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Një tjetër moment për t’u shënuar nga java ishte vizita në Bochum të Gjermanisë, me ftesë të organizatorëve të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Ruhr Summit”, ku isha i ftuar për të prezantuar transformimet që kemi bërë në Shqipëri me digjitalizimin dhe mënyrën se si e kemi modernizuar dhe po e modernizojmë qeverisjen përmes digjitalizimit dhe, së fundmi, edhe përmes futjes në përdorim të Inteligjencës Artificiale.

Një tjetër moment në atë vizitë ishte takimi me kryeministrin e landit, Hendrik Ëüst, një ndër figurat më të spikatura të CDU-së gjermane dhe një mik i interesuar për zhvillimet në Shqipëri, për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, me të cilin folëm qoftë për këtë aspekt, pra për mbështetjen e Gjermanisë në mbylljen e kapitujve të negociatave, qoftë edhe për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë përmes marrëdhënieve me rajonet.

Por, pa dyshim, që “qershia mbi tortë” e kësaj vizite ishte ajo e papritura në intervistën me gazetaren e seksionit ndërkombëtar të Deutsche Welle-s, ku, për hir të së vërtetës, u surprizova nga mënyra se si gazetarja e kishte “gëlltitur” tërësisht çorbën e të pavërtetave lidhur me Zvërnecin dhe lidhur me marrëdhënien mes qeverisë dhe kompanisë që përfaqësohet nga Jared Kushner, duke mos e fshehur ajo se i përkiste kampit të gjerë të të gjithë atyre që e kthyen Shqipërinë në një arenë për të bërë “luftën” e tyre me Trump-in, qofshin në Amerikë, qofshin në Australi, qofshin edhe në Europë.

U përballa me pyetje të tipit: “Si mund të privatizohet, të shitet toka publike?”, gjë që as nuk ka ndodhur, as nuk ka arsye të ndodhë. Zvërneci është tokë private, Sazani është tokë publike, ku ende nuk kemi mbyllur marrëveshjen. Pikërisht sepse ne po negociojmë partneritetin dhe shteti, që do të jetë gjithnjë pronar i tokës, do të duhet, për t’u realizuar marrëveshja, të jetë ortak në sipërmarrje.
Pra, as nuk është kërkuar ndonjë shitje e tokës publike.

Pastaj, gjithë pjesa që ka të bëjë me zonat e mbrojtura, me Kapitullin 27, me sa jemi ne të vetëdijshëm apo çfarë jemi ne në gjendje të sakrifikojmë deri edhe vetë Bashkimin Europian, për të bërë projektin, është një hata e madhe logjike. Ndërkohë që historia është fare e thjeshtë. Cilido që e ka shumë të qartë ose e ka pak të qartë faktin që unë jam këtu për të udhëhequr Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, faktin që ne kemi një mandat popullor shumë të fortë për të realizuar këtë mision historik, faktin që ky mision historik nuk është i krahasueshëm dhe i barazvlefshëm me asgjë, e ka shumë të qartë edhe faktin që nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Europian.

Në rastin konkret, e gjitha është një vorbull, e cila përzihet e përzihet e përzihet për qëllime që tanimë janë qartësisht të tjera, ndërkohë që ne jemi të detyruar nga ato standarde të bëjmë vlerësimin e impaktit në mjedis, gjë që po e bëjmë; jemi të detyruar nga ato standarde që t’u përgjigjemi të gjitha kritereve të Bashkimit Europian. Pra, si të thuash, “siguresa” për të gjithë ata që janë të shqetësuar është aty; është pikërisht Komisioni Europian, i cili deri më tani është njohur në vijimësi me faktet dhe nuk ka asnjë sens alarmi, sepse është shumë e qartë që i gjithë procesi do të bëhet në harmoni me procesin e monitorimit nga Komisioni Europian”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

s.autor

Postime të ngjashme

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve Politikë

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand Aktualitet

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT