• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën
Home
Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

5 July, 2026 s.autor Jetë

Një 47-vjeçar me origjinë moldave është arrestuar në Ivrea të Torinos, Itali, me akuzën e tentativës për vrasje, pasi dyshohet se tentoi t’i vinte flakën bashkëjetueses së tij gjatë një konflikti në banesë.

Ngjarja ndodhi në zonën e San Bernardos. Sipas autoriteteve italiane, burri, i cili ndodhej në gjendje të rënduar psikofizike si pasojë e konsumimit të alkoolit, në kulmin e një debati të dhunshëm e spërkati gruan me naftë, me qëllim që t’i vinte zjarrin. Tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së menjëhershme të një miku të çiftit, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Ai u vendos mes tyre dhe arriti t’i mbante krahun agresorit, duke e penguar të ndizte çakmakun deri në mbërritjen e karabinierëve.

Ndërkohë, vetë viktima kishte njoftuar forcat e rendit, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje. Karabinierët neutralizuan 47-vjeçarin dhe i sekuestruan çakmakun, duke parandaluar një ngjarje me pasoja tragjike. Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorisë së Ivreas, e cila po drejton hetimet, i arrestuari u dërgua në institucionin e paraburgimit, ku do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve
Previous article DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT