Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes, duke marrë një sërë urimesh nga qytetarë, bashkëpunëtorë dhe figura publike.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar të gjithë ata që i kanë përcjellë mesazhe urimi, duke theksuar se është e pamundur t’u përgjigjet të gjithave individualisht. Ai shoqëroi reagimin e tij edhe me një falënderim për ata që e kritikojnë apo e sulmojnë në rrjet.
“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen… e pamundur t’u përgjigjem të gjithave… E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, shkroi Rama.



