• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE
Home
Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

3 July, 2026 s.autor Ekonomi

Komisioni i ligjeve miratoi marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas. Kalimi nga projekti fillestar me trena me karburant, në trena elektrikë kushton rreth 22 mln euro, nga të cilat gjysmat do të jenë grant nga Bashkimi Evropian.

“Mbështetet nga 11.5 mln euro, plus 50% e vlerës totale të investimit pwr elektrifikimin mbështetet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet kornizës së Ballkanit Perëndimor. Pra me një vlerë prej pothuajse të njëjtën vlerë në formën e grantit për këto punime të cilat vetëm do t’i përmendim për efekt informacioni: elektrifikimin e plotë të segmentit hekurudhor Durrës-Tiranë, të degëzimit të ri drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, furnizimin me pajisje elektro-hekurudhore, ndërtimin e instalimit të sistemit të takmarrjes që është linja elektrike që furnizon me energji elektrike trenat. Gjithashtu, ndërtimin e dy nënstacioneve të rëndësishme në pikën e Tiranës dhe Durrësit pra duke mos qenë vetëm elektrifikimi i linjës por ndërkohë edhe i nënstacioneve që mbulojnë furnizimin me energji, testimin, çertifikimin dhe vënien në shërbim të sistemit të elektrifikimit”, – tha Enkelejda Muçaj, zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkaq, pak ditë më parë kreu i Hekurudhave Shqiptare Ergys Verdho, bëri me dije për TV SCAN se tenderi është finalizuar, me shpalljen e kompanisë që do të kryejë punimet.

Ai tha se kontrata me kompaninë italiane pritet të nënshkruhet në muajin Korrik, ndërsa punimet nisin në Shtator. Oferta e shpallur fituese ka një vlerë prej 22 mln euro dhe përfshin elektrifikimin e plotë të linjës, përfshirë edhe 4 km që do të ndërtohen për të rikthyer stacionin e trenit në kryeqytet.

Elektrifikimi është një nga hallkat e fundit për finalizimin dhe vënien në operim të linjës, teksa aktualisht kanë përfunduar punimet civile dhe po punohet për ndërtimin e godinave të stacioneve.

Paralelisht është duke u zhvilluar procedura tenderuese për ndërtimin e stacionit të Rinasit, që nuk është pjesë e kontratës fillestare, si dhe tenderi për ndërtimin e segmentit, që do të mundësojë lidhjen nga terminali i autobusëve në Kashar, me stacionin e dikurshëm të trenit në kryeqytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E 34-të E PROTESTËS/ Protestuesit nisen nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, thirrje nga nismëtarët: Mos sulmoni gazetarët
Previous article AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

s.autor

Postime të ngjashme

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT