• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
Home
Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

3 July, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të modernizimit të Forcave të Armatosura, gjatë ceremonisë së hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit në Bazën Ajrore të Rinasit. Në fjalën e tij, Rama theksoi se forcat e armatosura shqiptare janë aktualisht më të mirëpaguara në rajon, ndërsa shtoi se vendit tonë do t’i bashkohen helikopterë “Black Hawk”.

“Shkolla Kombëtare e Fluturimit çel dyert e saj. Dua në radhë të parë të falënderoj partnerët tanë, që na besuan dhe na u bashkuan. Sot forca jonë e armatosur është më e mirëpaguara në rajonin tonë dhe ambicia jonë është që në rrugën drejt ‘Shqipëria 2030’ Forcat e Armatosura të jenë në mesataren e forcave të NATO-s për kontributin e shtetit, taksapaguesve për pagat e tyre. Falë punës së përkushtuar të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes jemi duke përjetuar një kapitull të ri. E kemi nisur këtë përpjekje me vështirësi të jashtëzakonshme për të afruar të rinjtë, sot është më e vështirë të zgjedhësh mes shumë kandidaturave dhe kjo shkollë është shembull tjetër. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish. Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga homologu i Kosovës nëse ka interes për të stërvitur dhe certifikuar këtu. E njëjta gjë edhe për dy vende të tjera anëtare të NATO-s”, u shpreh ai.

Sakaq Rama foli për luftën ndaj zjarreve gjatë sezonit të verës.

”Jemi gati për të përballuar sfidën e përvitshme të sezonit të nxehtë ku lufta me zjarret është e pashmangshme. Ndërkohë po punojmë për të shtuar kapacitete për sezonin. Me aktin normativ, një numër tjetër helikopterësh Black Hawk do t’i bashkohet Shqipërisë. Së fundi, dua të them se ky është njëri hap. Hapi tjetër është shkolla kombëtare e Forcave Speciale. Përsëris, jemi në diskutime për të sjellë një nga ekselencat botërore të stërvitjes, nga Izraeli. Përsëri shkolla do jetë e hapur edhe për të tjerët”– tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton
Previous article GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë Politikë

"NJERËZIT NDIHEN TË FYER..."/ Rama flet për problemet në administratë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT