• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni
Home
Sociale

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

1 July, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës ka nisur fazën e dytë të procesit për programin social “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, i njohur ndryshe si programi i kredive të buta. Pas shpalljes së listave të fituesve dhe jofituesve të fazës së parë, qytetarët që janë shpallur përfitues duhet tashmë të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të vijuar procedurat.

Nga faza e parë e programit, rezultuan 2,871 aplikantë fitues dhe 1,538 jofitues.

Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e vlefshëm nga data nga data 01.07.2026 deri më 31.07.2026. Dokumentacioni dorëzohet pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë e Tiranës, ndërsa lista emërore e përfituesve është afishuar pranë njësive administrative. Për çdo paqartësi, qytetarët duhet t’i drejtohen njësisë administrative ku janë të regjistruar.

Fituesit, duhet të dorëzojnë certifikatën personale dhe familjare, vërtetim që nuk kanë asnjë pronë në emrin e tyre apo nuk kanë kryer asnjë transaksion prone në 5 vitet e fundit.

Po ashtu, fituesit duhet të depozitojnë edhe vërtetim që nuk figurojnë të regjistruar në QKB dhe vërtetimet e sigurimeve shoqërore.

LISTA E DOKUMENTEVE

Programi mbështetet në ligjin “Për strehimin social” dhe në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës të datës 26 shkurt 2026, i cili përcakton sistemin e pikëzimit, nivelin minimal dhe maksimal të të ardhurave, kufijtë e kreditimit, si edhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë individët dhe familjet për t’u trajtuar me këtë skemë.

Bashkia ka sqaruar gjithashtu se, në rastet kur brenda së njëjtës certifikatë familjare kanë aplikuar më shumë se një person, dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm nga njëri prej aplikantëve, duke përfshirë dokumentet për të gjithë anëtarët madhorë të familjes.

Ndërkohë, individët ose familjet që janë shpallur përfituese nga programi në thirrjen e vitit 2025 dhe për të cilët Enti Kombëtar i Banesave ka miratuar shtyrjen e afatit për realizimin e procedurave, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në këtë thirrje.

Programi i kredive të buta mbetet një nga instrumentet kryesore të Bashkisë së Tiranës për të mbështetur familjet që nuk kanë mundësi të sigurojnë strehim në tregun e lirë, përmes subvencionimit të interesave të kredisë për blerjen e një banese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz
Previous article JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, katër të plagosur në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, katër të plagosur në spital

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur Aktualitet

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel Aktualitet

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT