• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës

1 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në plazhe e në zona të ndryshme të qytetit.

Të arrestuar janë Detar Rama 33 vjeç, dhe Kadri Xhani 27 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën me vete sasi kanabisi e kokaine të ndara në mbi 100 doza, gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 armë të ftohta (1 shkop bejsbolli dhe 1 thikë) dhe 3 celularë.

“Durrës

Finalizohet operacioni i koduar “The Hill 2”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara për shitje, shuma parash, 2 armë të ftohta dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “The Hill 2”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në fshatin Rrashbull, dhe u arrestuan shtetasit D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në mbi 100 doza, gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 armë të ftohta (1 shkop bejsbolli dhe 1 thikë) dhe 3 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit
Previous article "I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit Aktualitet

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg Aktualitet

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT