• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITËN NJË BANESË NË BELGJIKË/ Gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

1 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me 18 muaj burg për një vjedhje në një banesë në Belgjikë, ndërsa gjykata vendosi që 12 muaj të dënimit të kthehen në dënim me kusht.

Ngjarja u zbulua pasi një banor i zonës vuri re dy persona të panjohur brenda shtëpisë së fqinjit të tij të ndjerë dhe njoftoi menjëherë policinë dhe më pas efektivët mbërritën në vendngjarje dhe i arrestuan të dy në flagrancë.

Sipas prokurorisë, të dy të arrestuarit mbanin doreza dhe një elektrik dore, ndërsa në posedim kishin edhe bizhuteri që i përkisnin pronarëve të ndjerë të banesës. Hetimet zbuluan gjithashtu gjurmë të përdorimit të kaçavidës në një dritare, ndërsa një sensor lëvizjeje ishte çmontuar.

Përballë provave, të dy të pandehurit pranuan autorësinë e veprës dhe gjatë seancës gjyqësore, avokatja e njërit prej tyre, Julie Crowet, deklaroi se klienti i saj kishte ardhur nga Shqipëria në Belgjikë për të punuar.

“Klienti im punoi për një periudhë në sektorin e ndërtimit, por nuk u pagua. Ai u gjend në një situatë të dëshpëruar dhe përfundoi në atë banesë së bashku me një mik”, u shpreh avokatja.

Mbrojtja theksoi se bëhej fjalë për përplasjen e parë të klientit të saj me drejtësinë dhe kërkoi një dënim me kusht. Edhe i pandehuri tjetër paraqiti të njëjtën kërkesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës
Previous article KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit Aktualitet

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës Aktualitet

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT