• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDOTJA ALARMANTE NË KORÇË/ Situata e ‘frikshme’ për të sëmurët kronikë dhe fëmijët
Home
Sociale

NDOTJA ALARMANTE NË KORÇË/ Situata e ‘frikshme’ për të sëmurët kronikë dhe fëmijët

31 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Në qytetin e Korçës po mbretëron një gjendje alarmante nga ajri i ndotur.

Stina e ftohtë, përveç elementeve të përhershëm, shoqërohet edhe me shtimin e ndotësve të ajrit, që vijnë si pasojë e përdorimit të druve të zjarrit apo edhe qymyrit për ngrohje.

Orët e pasdites janë kthyer në një shqetësim edhe për qytetarët të cilët e ndjejnë tymin në masë.

Mjekët pohojnë se rritja e ndotjes së ajrit sjell jo pak probleme për shëndetin tek pacientët kronikë me sëmundje të mushkërive dhe zemrës, por vështirësojnë edhe rikuperimin nga virozat.

“Të sëmurët që ne i kemi patur kronikë, kanë ardhur me shpeshtësi të këtyre shenjave dhe jemi përpjekur që me mundësitë tona t’i tolerojmë dhe t’i kalojmë së bashku duke marrë mjekimet që nevojiten për frymëmarrjen”, thotë Enkeleda Xinxifi, mjeke e përgjithshme.

Për qytetin që mbështetet fort tek turizmi, ky është një problem shqetësues, ndërsa sipas instancave ka dy kendvështrime.

Së pari ngrohja me dru zjarri vazhdon të jetë një cenim për pyjet dhe nga ana tjetër djegia e tyre është një ndotës masiv i ajrit. Bashkia e Korçës po përpiqet të gjejë një alternativë të re për ngrohjen.

“Njëri prej të cilave është edhe përdorimi i gazit për ngrohjen e qytetit fillimisht pastaj më vonë edhe të zonave rurale, që janë pjesën fushore. Projekti TAP ka parashikuar që të lërë një pikë për marrjen e gazit në afërsi të qytetit të Korçës”, thotë kryebashkiaku i qytetit, Sotiraq Filo.

Korça është ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri prej vitesh.

Në qytet ka një kontrast të thellë mes stinës së ngrohtë dhe asaj të dimrit pasi në verë ndotja e ajrit ulet ndjeshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare, Giroud arrin marrëveshjen me Chelsea-n
Previous article Putin bën “mea culpa” për dopingun: Ndjesë sportistëve të pastër

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT