• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U dorëhoq nga Gjykata Kushtetuese, ja tre çështjet më të bujshme që ka gjykuar Besnik Imerja
Home
Aktualitet
Drejtësi

U dorëhoq nga Gjykata Kushtetuese, ja tre çështjet më të bujshme që ka gjykuar Besnik Imerja

31 January, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Zbulohen të tjera detaje nga dorëheqja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Mësohet se për arsye shëndetësore dhe personale Besnik Imeraj ka i paraqitur dorëheqjen kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedjas.

Ky i fundit ka mbledhur menjëherë trupën e gjyqtarëve ku ka pranuar dorëheqjen si dhe ka informuar Presidentin Ilir Meta.

Besnik Imeraj është një gjyqtar me karrierë të gjatë në radhët e drejtësisë, ndërsa në Kushtetuese qëndron që prej marsit të vitit 2013-të e ka gjykuar mjaft dosje të bujshme, përfshi këtu atë të Gërdecit, por edhe atë të Arben Frrokut e Aldo Bares.

Ai rezulton të jetë në treshen e gjyqtarëve që liruan nga akuzat ish-ministrin e Transporteve Lulëzim Basha dhe vartësin e tij Andi Toma në 2013-ën pas akuzave për abuzime në skandalin e rrugës Durrës-Kukës.
besnikimeraj-300×188
Po ashtu Imeraj ka qënë edhe relator në Kushtetuese për ligjin e Vettingut dhe ndër të parët që kërkuar shqyrtimin e këtij procesi nga Komisioni i Venecias, gjë që shtyu në kohë miratimin e reformës në drejtësi.

Besnik Imeraj është prej vitit 1977 në organet e drejtësisë. Ai ka qenë gjyqtar në Apelin e Durrësit, e më pas anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pas tetë viteve në Gjykatën e Lartë, Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga ish Presidenti Bujar Nishani ne 22 Mars te vitit 2013.

/bw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Putin bën “mea culpa” për dopingun: Ndjesë sportistëve të pastër
Previous article Emri i Maqedonisë, ekspertët: Është periudhë vendimtare për zgjidhje

g.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës Aktualitet

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

PAS DISA JAVËSH I SHPALLUR NË KËRKIM/ Vetëdorëzohet në Policinë e Sarandës ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit Aktualitet

PAS DISA JAVËSH I SHPALLUR NË KËRKIM/ Vetëdorëzohet në Policinë e Sarandës ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT