• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Emri i Maqedonisë, ekspertët: Është periudhë vendimtare për zgjidhje
Home
Rajon

Emri i Maqedonisë, ekspertët: Është periudhë vendimtare për zgjidhje

31 January, 2018 g.autor Rajon

Njohësit e çështjeve diplomatike vlerësojnë se tani është momenti i duhur për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë.

Profesori Llazar Llazarov vlerëson se ndërmjetësuesi i OKB-së për emrin, Metju Nimic këtë radhë në Shkup dhe Athinë vjen me zgjidhje dhe porosi konkrete.

“Shpresoj se valixhja diplomatike e ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimicit nuk do të jetë bosh, por do të jetë me disa rezultate, zgjidhje konkrete. Përpos atyre pesë zgjidhjeve: Maqedonia Veriore, Maqedonia e Epërme, Maqedonia e Re, Republika e Maqedonisë (Shkup), mbase sigurisht ka edhe porosi të tjera edhe nga ana e SHBA-ve edhe nga ana e Bashkimit Evropian që të gjendet zgjidhje” – deklaroi Llazar Llazarov, Profesor i pensionuar.

Sipas ish-ambasadorit, Gjorgji Filipov edhe pala maqedonase tashmë ka një qëndrim që do t‘ia prezantojë ndërmjetësuesit, Nimic. Spas tij, në takimin e liderëve të partive politike me Presidentin e vendit është marrë një qëndrim i përbashkët, edhepse nuk është zbuluar asnjë detaj për të njëjtin.

“Vlerësoj se gjithsesi është sjellë ndonjë qëndrim në atë bisedë të partive politike me Presidentin, Gjorge Ivanov por se është dakordësuar, dhe ashtu duhet, që të mos flitet për atë qëndrim. Pritet, me gjasë se si do të reagojë edhe pala tjetër dhe atë që ndërmjetësuesi, Metju Nimic do ta sjellë kështu që do të jetë edhe një shkëmbim i qëndrimeve, realisht afrim I ngadalshëm deri në ndonjë zgjidhje që mund t’i kënaq të gjitha palët”– tha Gjorgji Filipov, ish-ambasador.

Ekspertët vlerësojnë se çështja do të zgjidhet, për shkak se dy kryeministrat Zaev e Cipras janë të vendosur për këtë gjë.

Sipas tyre edhe VMRO-ja do të mbështesë zgjidhjen për shkak se kjo e fundit do t‘i bindet presionit të ndërkombëtarëve dhe atij të brendshëm, respektivisht nga ana e qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U dorëhoq nga Gjykata Kushtetuese, ja tre çështjet më të bujshme që ka gjykuar Besnik Imerja
Previous article Real Madridi i ofron 35 milionë euro plus Kovacicin për yllin argjentinas

g.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT