Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike i akuzuar për abuzim me minorenë dhe keqtrajtim të të miturve.
Mediat britanike raportojnë se 32-vjeçari me origjinë shqiptare i indetifikuar si Ardjan, ka lënë mbyllur në banesën dy fëmijët e tij të moshës 1 dhe 6 vjeç, për të shkuar në takim me një të mitur 14 vjeçare, të cilën e kishte njohur në rrjetet sociale.
32-vjeçari është vënë në pranga nga Policia e West Midlands në Birmingham.
Autoritetet britanike po hetojnë gjithashtu rrethanat e komunikimeve online dhe akuzat që lidhen me organizim të aktiviteteve të paligjshme.
Pamjet e publikuara nga arrestimi tregojnë momentin kur i dyshuari shfaqet i tensionuar dhe reagon ndaj oficerëve të policisë, ndërsa këta të fundit e shoqërojnë në pranga dhe kërkojnë që kalimtarët të mbajnë distancë. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë më tej akuzat dhe përgjegjësitë penale.


