• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja
Home
Breaking News

DETAJET/ Atentati në Pogradec me një të plagosur, zbardhet ngjarja

30 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e atentatit të ndodhur një ditë më parë në Pogradec, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar.

Si rezultat i hetimeve janë identifikuar katër autorët e dyshuar të ngjarjes, të gjithë me precedentë penalë për krime kundër personit.

Në pranga kanë rënë shtetasit N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, dhe D. P., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim M. B., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 2 të Pogradecit, si dhe E. A., 22 vjeç, banues në Buçimas.

Sipas hetimeve të kryera rezultoi se katër të dyshuarit kanë tentuar të vrasin 35-vjeçarin B. S. për shkak të konflikteve të mëparshme.

Ngjarja ndodhi teksa 35-vjeçari ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3 të Pogradecit, ku u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur në këmbë.

Policia thotë se njëri prej autorëve kryesorë u lokalizua dhe u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, falë reagimit të shpejtë dhe ndjekjes së pandërprerë nga efektivët.

Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre automjete dhe gjashtë telefona celularë, të cilët do t’i shërbejnë hetimit.

I plagosuri vijon të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për… Aktualitet

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT