Plagosje me armë zjarri në Pogradec. Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo.
Ky i fundit është shumë i njohur për policinë pasi ka precedentë penalë. Brian Syzo është i njohur për prodhim shitje narkotikësh ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec.
Mësohet se i riu u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, si dhe autori i plagosjes. Policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes.


