• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KËMBA IME DO BËHET BLU”/ Australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në…
Home
Aktualitet
Kronikë

“KËMBA IME DO BËHET BLU”/ Australianen e pickon gjarpri helmues në Shqipëri, reagon MSH: E transportuam në…

29 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me shpëtimin e një turisteje australiane, Amy Lecons, e cila u pickua në Alpet Shqiptare nga nepërka me bri, gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri.

VIDEO

Ministria bën me dije se, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore Verore në Valbonë reaguan menjëherë, duke i ofruar ndihmën e parë në terren dhe duke e transportuar pacienten drejt strukturave shëndetësore.

Në fund të njoftimit theksohet se, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, turistja gëzon shëndet të plotë.

Ndërkohë, Amy ka publikuar vetë në rrjetet sociale një video të regjistruar pas momentit të pickimit, ku tregon hap pas hapi të gjitha peripecitë që ka kaluar gjatë kësaj “beteje”.

“Jam pickuar nga një gjarpër. Gjithë kohës që po ecja po thoja se do ishte keq nqs do të shkelja një gjarpër dhe të pickohesha. Dhe ndodhi pikërisht kjo. Kam ngecur këtu për 15 minuta dhe jam pak e shqetësuar nga ngjyra e këmbës time. Kam qenë në kontakt me bujtinën dhe ata mund të më dëgjojnë kur thërras për ndihmë, por ambulanca jo dhe nuk mund të më gjejnë. Ndihmëëëëëë….

Mund të dëgjoj disa njerëz. Mendoj se jemi mirë. Ndoshta, nuk e di. Doni të shihni si duket këmba ime. Ndihmë. Nuk e kam parë gjarprin.

Ndihem shumë sëmurë, se di a është nga rruga apo nga pickimi i gjarprit. Kam pasur shumë dhimbje dhe shumë shqiptarë rreth meje duke folur shqip dhe nuk e di se çfarë po ndodh shumicën e kohës deri kur më folën nëpërmjet përkthimit. Do rri këtu gjatë natës. Mendoj se ata më kanë thënë që nëse lëviz këmba ime do të bëhet blu dhe mund të duhet ta presim. Mendoj se jam pikuar nga gjarpri më helmues që kanë në Shqipëri. Një tas i madh me qumësht dhe bukë, ky është mëngjesi im. Do të rikthehem në bujtinë më në fund, do të rikuperohem atje”, thotë ajo në postimin e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË POGRADEC/ Plagoset Brian Syzo, i hetuar më herët për trafik droge
Previous article ZJARRI I MADH PËRFSHIN LLAKATUNDIN/ Era e fortë përhap me shpejtësi flakët

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË POGRADEC/ Plagoset Brian Syzo, i hetuar më herët për trafik droge Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË POGRADEC/ Plagoset Brian Syzo, i hetuar më herët për trafik droge

ZJARRI I MADH PËRFSHIN LLAKATUNDIN/ Era e fortë përhap me shpejtësi flakët Aktualitet

ZJARRI I MADH PËRFSHIN LLAKATUNDIN/ Era e fortë përhap me shpejtësi flakët

E PËSOJNË KEQ/ Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga 1 në kërkim (EMRAT) Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Grabisnin makina dhe banesa në Sarandë, goditet grupi i hajdutëve, 4 në pranga 1 në kërkim (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT