• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Si qëndron MARRËVESHJA Shqipëri-Greqi”. Flasin deputetët socialistë, dhe japin këtë SHPJEGIM
Home
Shqipëri

“Si qëndron MARRËVESHJA Shqipëri-Greqi”. Flasin deputetët socialistë, dhe japin këtë SHPJEGIM

31 January, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Deklaratat e ministrit të jashtëm grek, Kotzias se Shqipëria ka pranuar përparimin e shtetit helen me 12 milje në kufirin detar, e ka gjetur të papërgatitur parlamentin shqiptar.

Komisioni me vëmendjen më të lartë për këtë temë, ai i politikës së jashtme, pranon se nuk ka informacion të saktë e të qartë për këtë çështje.

***

KOMENTET E QEVERITARËVE LIDHUR ME MARRËVESHJEN SHQIPËRI-GREQI

“Unë nuk kam asnjë informacion”, shprehet deputeti Ervin Bushati, teksa tenton ti shmanget gazetarëve.

Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi thotë se nuk ka informacion dhe po pret.

“Ministri Bushati dha informacion të detajuar, ndërkohë që nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar ende”, thotë Evis Kushi.

“Është gjynah që marrim informacion nga pala greke dhe jo nga ne është shprehur deputeti i PD“, Klevis Balliu.

Informacion të privilegjuar nuk ka as deputeti Andrea Marto që vjen nga komuniteti grek në Shqipëri.

“Nuk kam asnjë informacion, kam ato që tha ministri”, tha deputeti Andrea Marto, i cili akuzoi gazetarët se janë agresivë.

Mungesën e informacionit specifik e konfirmon dhe kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli.

“Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe i mbetemi këtij vendimi, i vetmi njeri që mund të përgjigjet për këtë është ministri Bushati, meqënëse ka një interes të madh publik lidhur me vazhdimësinë e bisedimeve. Ne do të jemi sërish këtu për ti rikërkuar ministrit një shpjegim”, thotë kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli.

Vetë Partia Socialiste kërkon durim dhe garanton se marrëveshja e re do të jenë në përputhje me Kushtetutën.

“Mos bini pre e këtyre dezinformimeve mediatike, duhet të ketë durim sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë shumë i qartë. E gjithë procedura do të jetë ligjore dhe në interes të Shqipërisë”, thotë Balla.

PD është e shqetësuar për transparencën, por nuk shprehet kundër në parim për këtë marrëveshje, e cila u nis nga Lulzim Basha në vitin 2009.

“Informacione nga ERT dhe nga ERTV, ato janë ballafaquar dhe janë krejtësisht të kundërta dhe kjo vlen të debatohet dhe nuk janë unë që do të jap opinionin për të gjithë partinë apo grupin parlamentar”, thotë deputeti i PD, Luçiano Boçi.

Në parlament në këto ditë të nxehta u pa edhe Bujar Muça, ish deputet i PDIU-së i cili u dorëhoq pak muaj më parë nga mandati.

“Nuk jam i informuar, kam qenë disa ditë jashtë dhe sapo erdha”, thotë Muça.

Mes deputetëve ka edhe nga ata që nuk e kursejnë sinqeritetin dhe as përpiqen të jenë diplomatë.

“Jemi të informuar aq sa jeni ju të informuar, po nuk jeni ju të informuar, çfarë të them unë”, shprehet Rakip Suli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kanë kaluar dy javë nga vrasja e tij, por Oliver Ivanoviç zyrtarisht ende në gjyq për krime lufte
Previous article Vendimi: Lamtumirë vajzave seksi në Formula 1

g.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT