• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kanë kaluar dy javë nga vrasja e tij, por Oliver Ivanoviç zyrtarisht ende në gjyq për krime lufte
Home
Rajon

Kanë kaluar dy javë nga vrasja e tij, por Oliver Ivanoviç zyrtarisht ende në gjyq për krime lufte

31 January, 2018 g.autor Rajon

15 ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, EULEX-i ende nuk e ka pushuar procedurën gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës civile, gjatë prillit 1999 në Mitrovicë

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ka konfirmuar për Gazetën Express se procedura gjyqësore ndaj politikanit serb, të vrarë para më shumë se dy jave, nuk është pushuar akoma.

“Aktvendimi i cili do të tregojë se procedura do të ndërpritet për shkak të vdekjes së të akuzuarit, Oliver Ivanoviq, ende nuk është nxjerrë”, është përgjigjur me e-mail EULEX.

“Në momentin kur të nxirret, ky aktvendim do të bëhet publik”, thotë ky mision përmes zëdhënëses Donika Berisha-Rizaj.

Sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës aktvendimin për pushimin e procedurës penale e merr prokurori i shtetit kur gjatë rrjedhës së procedurës penale vërtetohet se i pandehuri ka vdekur.

Ish-lideri i vrarë i SDP-së, Oliver Ivanoviq, ka qenë duke u gjykuar për krime lufte në Kosovë, përfshirë vrasjen dhe dëbimin e popullatës civile shqiptare gjatë prillit të vitit 1999, në Mitrovicë.

Në fakt procesi ndaj tij ka qenë në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit e ktheu rastin në pikën zero, shkurtin e vitit të kaluar. Një vit më herët, më 21 janar 2016, Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës e kishte gjetur fajtor për krime lufte ndaj shqiptarëve politikanin serb Oliver Ivanoviq.

Atij kjo Gjykatë i kishte shqiptuar dënimin prej 9 vjetësh burgim.

Sipas këtij aktgjykimi të Themelores, që Apeli e kishte kthyer në rivendosje, Oliver Ivanoviq kishte marrë pjesë në vrasjen e të paktën katër burrave shqiptarë, prej 49-ve sa akuzohej, dhe përndjekjen e shumë grave dhe fëmijëve nga shtëpitë e tyre në Mitrovicë në vitin 1999. Por, gjykata nuk kishte arritur të bindet se ish-mjeshtri i arteve marciale kishte qenë komandues i këtij krimi.

Me të njëjtin aktgjykim, Gjykata Themelore e Mitrovicës i kishte liruar nga të njëjtat akuza katër serbë tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, tashmë të vdekur.

Oliver Ivanoviq u vra me gjashtë plumba, mëngjesin e 16 janarit 2018, derisa po shkonte me këmbë në zyrën e partisë së tij SDP në veri të Mitrovicës.

Ivanoviq, menjëherë pas lufte u bë politikani serb më i pranueshëm nga shqiptarët e Kosovës. Me vite të tëra, serbi i lindur në Deçan, habiste shqiptarët dhe serbët në të njëjtën kohë, deri kur ndaj tij, EULEX ngriti aktakuzën për krime lufte dhe vrasjen e 49 shqiptarëve, përfshirë 20 viktimat e Lagjes së Kovaçëve.

Autoritetet kosovare ende nuk kanë ndonjë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit dhe ish-anëtarit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për disa legjislatura pas lufte.

Vetëm pak ditë pas vrasjes, familjarët e viktimave të krimeve për të cilat dyshohej se urdhëroi Oliver Ivanoviqi, i thanë Gazetës Express se vrasja nuk ishte fundi që donin për të.

“Askush nuk mund të thotë se jemi të kënaqur. Është dashur të dënohet sa ka qenë i gjallë, me burg të përjetshëm. Ka pasë shumë gjëra që kanë mundur të zbulohen sa ka qenë i gjallë”, pati thënë për Express, më 19 janar 2018, Isa Mustafa, një i mbijetuar nga masakra në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë.

“Është vra një kriminel”, ishte reagimi i Fatime Pllanës, gruas që më 14 prill 1999 iu vranë dy djemtë dhe dhëndri, në masakrën që supozohet të jetë kryer me urdhër të Oliver Ivanoviqit.

/express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të famshmet shqiptare të fiksuara pas çantave me rrip zinxhiri! Ja si ti kombinoni (FOTO)
Previous article "Si qëndron MARRËVESHJA Shqipëri-Greqi". Flasin deputetët socialistë, dhe japin këtë SHPJEGIM

g.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT