• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2000 pemë gjelbërojnë hyrjen e Gramshit. Ministri Klosi: Kemi për të mbjellë AKOMA më shumë se kaq
Home
Sociale

2000 pemë gjelbërojnë hyrjen e Gramshit. Ministri Klosi: Kemi për të mbjellë AKOMA më shumë se kaq

31 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

2 mijë fidanë të rinj gjelbërojnë prej ditës së sotme hyrjen e Gramshit. Fidanët, kontribut i biznesit të zonës u mbollën nga ministri Klosi me të rinjtë e gjimnazit të qytetit, punonjësit e bashkisë dhe qytetarët.

“2 mijë fidanë, u mbollën nga nxënësit e shkollave dhe me një mbështetje shumë të mirë të zhvilluar nga biznesi lokal që ofroi këta fidanë.

Bashkia e Gramshit është një nga Bashkitë më të forta për sa i përket pyllëzimit edhe për vet faktin se kompania, e cila ka zhvilluar hidrocentralin e kesaj zone ka një detyrim karshi shtetit për të mbjellë plot 1.5 milion pemë, në harkun kohor të këtyre 2 viteve”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ministri Klosi theksoi se mbjellja e 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020  është krejtësisht e mundshme pasi “bashkëpunimi mes kaq e kaq shumë të rinjve, bashkëpunimi i pushteti lokal, biznesi lokal, por edhe kompanive të cilat kanë një detyrim mbi 6 milion e 700 mijë pemë për të realizuar,”  shpjegoi Klosi i cili gjithashtu përsëriti objektivin për të mbjellë 550 mijë pemë gjatë 550 vjetorit të Skënderbeut.

Kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani ftoi gjithë qytetarët e qytetit që ajo administron për të marrë pjesë në nismën e mbjelljes së pemëve.

“Deri pardje ishte një zonë e mbytur nga plehrat dhe mbeturinat dhe sot ne mbjellim gati 2 mijë pisha të buta që do t’i shërbejnë zonës për ta bërë një park ku qytetarët e Gramshit do të kenë mundësi të shlodhen, nismë që Bashkia e Gramshit do ta vazhdojë edhe në pjesë të tjera të qytetit”, tregoi Dollani.

Deputeti i zonës Anastas Angjeli mbështeti nismën e ndërmarrë nga Ministri Klosi dhe përkrahur nga Bashkia, duke theksuar faktin që kjo i shërben zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të turizmit.

Investimet e këtij viti në Gramsh dhe zbatimi i një sërë projektesh na forcojnë bindjen se ne po e ndryshojmë Gramshin për mirë.

Rasti i sotëm është rasti i mbështetjes që Gramshi i bënë projektit për pyllëzim i cili është një projekt që po shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe me këtë nismë të sotme dhe vazhdimin e saj unë jam i sigurt se kjo bukuri natyrore bashkë me mbështetjen e këtyre projekteve do ta ndryshoj Gramshin si një zonë kreative, turistike që do t’i shërbejë zhvillimit të qëndrueshëm të tij,” u shpreh deputeti Angjeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Besi majë pemës rrezikon të bie, Xhensila filmon momentin epik (VIDEO)
Previous article Barcelona ofron 100 milionë për yllin e Bayernit

g.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT