• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura
Home
Breaking News

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura

23 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një numër i lartë efektivësh të Policisë së Tiranës dhe Krujës janë angazhuar në një operacion për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni kryesisht është fokusuar në territorin e rrethit të Krujës ndërsa janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies disa fidanë kanabis.

Sakaq, operacioni po vijon dhe për zbulimin e kultivimit të canabisit në ambiente të mbyllura përmes llampave.

“Krujë/Operacion masiv në terren dhe në ambiente të mbyllura për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike.

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, po kryejnë kontrolle në shkallë të gjerë në territorin e rrethit Krujë, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

 

 

Operacioni, ku po përdoren edhe dronë të cilësisë së lartë, është shtrirë në territorin e fshatrave të njësisë administrative Cudhi dhe do të vazhdojë në ditët në vijim në territorin e fshatrave të njësive të tjera administrative të rrethit Krujë.

Gjatë operacionit janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën edhe për kontrollin e ambienteve të mbyllura, ku dyshohet se mund të kultivohet bimë narkotike duke përdorur llamba. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për të evidentuar zonat me risk ku mund të kultivohet cannabis.

Ndërkohë, grupet e posaçme hetimore po kryejnë veprime hetimore në terren, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët e zonave të njësive administrative të rrethit Krujë që të mos tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, pasi është e vendosur të godasë çdo rast të tentativës për kultivim dhe të çojë para drejtësisë të gjithë personat që merren me këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR PËR MOTIVE XHELOZIE/ Burri tentoi të djegë bashkëshorten me benzinë, ishte me urdhër mbrotje
Previous article VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT