E reja, e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti, gjatë ditës së sotme, në qytetin e Pogradecit, është dërguar me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar.
30-vjeçari e qëlloi bashkëshorten e tij me thikë në krah dhe bark dhe më pa u shoqërua nga policia.
Raportohet se shkak u bë një konflikt i çastit.


