• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SULM NDAJ PRONËS PRIVATE”/ Shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome
Home
Aktualitet
Kronikë

“SULM NDAJ PRONËS PRIVATE”/ Shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

22 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shoqëria Riviera Kakome sh.p.k. ka reaguar pas incidenteve të ndodhura dje në zonën e Kakomesë, duke denoncuar atë që e cilëson si një akt të dhunshëm ndaj pronës së saj private dhe duke hedhur poshtë pretendimet se qytetarëve u është penguar hyrja në plazh.

Në një deklaratë publike, kompania thotë se disa dhjetëra persona, të pajisur me varre dhe mjete të tjera, kanë hyrë në territorin e pronës duke dëmtuar portën, rrethimin, kabinën e rojeve dhe objekte të tjera. Sipas saj, për incidentin janë mbledhur prova dhe do të ndiqen procedurat ligjore ndaj personave përgjegjës.

Riviera Kakome kundërshton gjithashtu pretendimet se aksesit në plazh i është vënë pengesë. Kompania shprehet se kufizimi vlen vetëm për hyrjen në truallin privat të rrethuar me leje ndërtimi, ndërsa rruga që të çon drejt plazhit ka mbetur e hapur dhe përdorimi i tij ka qenë i lirë.

REAGIMI

Ditën e djeshme, e diel 21 Qershor, disa dhjetra njerëz të pajisur me vare dhe mjete të tjera shkatërrimtare vërshuan në truallin privat të Kakomesë duke shkatërruar gjithcka mundën.

Megjithëse porta ishte e hapur, e shkatërruan, vazhduan me rrethimin, kabinën e rojeve dhe gjithcka që gjetën përpara.

Shoqëria Riviera Kakome shpk e denoncon këtë dhunë shkatërrimtare kundrejt një trualli privat të shitur nga shteti dhe një rrethimi të pronës të bërë me leje ndërtimi të lëshuar nga KKT. Kemi sistemuar provat për ndjekjen penale të personave përgjegjës. Besojmë që organet e ligjit do të bëjnë detyrën duke dënuar keqbërësit në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten.

Është për të ardhur keq që dikush e justifikon dhunën me faktin që njerëzve ju është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Është një arsye e pavërtet, e sajuar. Njerëzve kurrë nuk u është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Mbas dhënies së lejes së ndërtimit dhe rrethimit të truallit privat u është ndaluar hyrja në pronën private.

Ndërsa vajtja në plazh ka qënë gjithnjë e mundur në rrugën përgjatë rrethimit e cila ekziston prej shumë kohe. Hyrja dhe përdorimi i plazhit ka qënë gjithnjë e lirë. Gjithashtu e konsiderojmë të rëndë faktin që ndonjë media justifikon dhunën me shprehje të tilla si’banorë të Nivicës, pronarë të tokave në Kakome, kanë shembur rrethimin” E konsiderojmë të papërgjegjshme një shprehje të tillë, mbasi është detyrë e cdonjërit që publikon dicka, të analizojë fillimisht të vërtetën.

E kemi shpjeguar më parë, por na duket me vend ta përsërisim “Të vërtetën mbi Kakomenë”. Nuk ka banorë të Nivicës pronarë të tokës në Kakome. Po ju bëjmë me dije përsëri cfarë ka ndodhur. Kontestimi i grupit të vetëquajtur Bashkësia e fshatit Nivicë për njohjen e disa pronave, të cilësuara “ ish Kullota” të ndodhura 10-15 km larg fshatit, padrejtësish pa asnjë arsye, bllokoi projektin e resortit në Kakome.

Së pari duhet të dihet që pretendimi i tyre u rrëzua si i pabazë në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor. Por më interesant është një fakt tjetër. Në kërkesën për njohjen e pronave, ish kullota, nga banorët e Nivicës, shkruheshin qartë kufijtë e pronave të pretenduara dhe konkretisht: “ Kufirin Perëndimor i kullotave ishte Manastiri i Kakomesë”(sipas tyre bazuar në një marrëveshje me shtetin turk në kohën para pavarësisë).

Ndërkohë, mjafton të shihni hartën, për të konstatuar lehtësisht, që trualli i Kakomesë fillon disa qindra metra më në perëndim të Manastirit.

Në konkluzion: Banorët e Kakomesë nuk kanë qënë kurrë pronarë të truallit të Kakomesë, dhe as pretendues të pronësisë. Fatkeqësisht mesa duket, banorët e fshatit Nivicë nuk duan t’ja dinë për të vërtetën, mbasi u pëlqen të rrëmbejnë tokat private që të tjerët i kanë blerë. Po roli i shtetit? Theksojmë që ndodhi të tilla dhune ndaj pronave private, rojeve private, objekteve të ndërtuara me leje ndërtimi, shkelin rëndë ligjin dhe rrisin pasigurinë për investime në vend.

Pasiguria për investime, mos mbrojtja e tyre nga dhunuesit, dëmton rëndë zhvillimin e turizmit dhe të vetë këtyre rajoneve të vendit. Për më tepër gjenerohen edhe konflikte sociale, të cilat shteti ka detyrën ti evitojë. Për këto arsye kërkojmë nga institucionet e shtetit të bëjnë detyrën e tyre, duke dënuar së pari shkaktarët e këtyre dhunimeve të pronës, të ligjit dhe të rendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË BERAT/ Makina përplas turistin holandez, po kalonte tek vijat e bardha
Previous article PAS RAUNDIT NË ZVICËR/ Kina bën thirrje për avancim në bisedimet SHBA–Iran

s.autor

Postime të ngjashme

DËSHMOI NË GJYQIN "PARTIZANI"/ Vajza e Fatos Lubonjës: Nuk kam pasur asnjë presion nga ish-pronarët, me Berishën kam kontakt vetëm nga televizioni Aktualitet

DËSHMOI NË GJYQIN "PARTIZANI"/ Vajza e Fatos Lubonjës: Nuk kam pasur asnjë presion nga ish-pronarët, me Berishën kam kontakt vetëm nga televizioni

E RËNDË/ U qëllua me thikë nga bashkëshorti. 29-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ U qëllua me thikë nga bashkëshorti. 29-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Tiranës

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik në Gjermani, ndërrojnë jetën dy motra shqiptare (EMRAT) Aktualitet

E TRISHTË/ Aksidenti tragjik në Gjermani, ndërrojnë jetën dy motra shqiptare (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT