Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të hënë, 22 qershor, në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.
Një motoçikletë ka përplasur një grua, e cila ka qenë duke kaluar rrugën nga njëra anë e saj në tjetrën.
Viktima është një 71-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në spital, ndërsa policia ka arrestuar autorin. Ky është aksidenti i dytë me vdekje dy ditët e fundit në Lushnje.


