• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT”/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…
Home
Aktualitet
Kronikë

“LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT”/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

18 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit, SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit goditën dy grupet kriminale të dyshura për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Teksa kujtojmë se në total u lëshuan 20 masa sigurie, prej të cilave 15 “arrest me burg” dhe 5 të tjera “arrest shtëpie”, duke përfshirë biznesmenë dhe persona që dyshohet se drejtonin këto rrjete kriminale, me në krye vëllezërit Koçeku dhe Alfredo Hamzain.

Një prej të arrestuarve është edhe Orest Sota, i cili ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në bërjen e porosive në kuadër të grupit kriminal. Vendimi prej 855 faqesh i gjykatës, sipas Shqiptarja.com, në të ka një 50 faqësh vetëm për bisedat e Sotës me krerët apo anëtarët e gupeve.

Një numër i lartë komunikimesh vërehet të ketë më Hamazin, i cili e furnizonte me lëndë narkotike për në vende të ndryshme si Greqi, Angli apo Itali. Sota sipas të dhënave të publikuara në dosje u siguronte informacione policore grupit kriminal, si edhe merrte lëndën narkotike nga Hamazai dhe e shiste në Angli.

“Një fakt tjetër me interes që evidentohet nga biseda është se, Orest Sota kërkon me patjetër të mbledhë para, pasi i duhen për një leje “dhe sa lek mundesh te me besh vet per kete m** leje se po paguaj penalitete dhe babit i mora ato ateeher lash nam o vlla””, citohet në dosje, ku edhe përfshihen biseda të panumërta në lidhje me trafikun e lëndës narkotike, ku mes Sotës dhe Hamzait janë shkëmbyer shpesh foto kontejnerësh ku fshihej lënda narkotike.

Pjesë nga dosja:

Në datën 08.06.2020, Alfredo Hamzai (7B9F5E) i dërgon disa foto Orest Sotës (A9C3A8), ku evidentohen disa foto të shkrepura në një vend me kontenierë. Në vijim të fotos, Hamzai shkruan “Direkt nga vinxhieri villa, Roterdam villa; Po villa nje pune e vogel; 115”.

Nisur nga fakti se i Hamzai e konsideron si një “punë të vogël trafikimin e një sasie prej 115 kilogramësh lëndë narkotike, kjo rrethanë mund të shihet si një tregues i qartë i fuqisë, aftësisë dhe predispozitës së tij për të realizuar trafik në sasi shumë më të mëdha.

Në datën 30.06.2020, Alfredo Hamzai i shkruan Orest Sotës dhe i tregon se është në Stamboll. I pyetur nga ana e Orest Sotës nëse ka bërë ndonjë punë të mirë në Samboll, Alfredo Hamzai i përgjigjet me një foto ku duken një sasi e madhe pakosh, që dyshohet të jetë “kokainë”, për të cilat Hamzai shprehet se do nisen së shpejti.

Në datën 03.08.2020, Orest Sota pyet Alfredo Hamzain lidhur me një sasi dhe ky i fundit e informon se janë bllokuar nga dogana për çështje dokumentacioni, por që kanë shpresa se do t’i nxjerrin.

Një fakt tjetër me interes që evidentohet nga biseda është se, Orest Sota kërkon me patjetër të mbledhë para, pasi i duhen për një leje “dhe sa lek mundesh te me besh vet per kete m** leje se po paguaj penalitete dhe babit i mora ato ateeher lash nam o vlla”,

Në komunikimin e datës 31.08.2020 evidentohet përfshirja e shtetasit Orest Sota në trafikun e lëndëve narkotikë në Mbretërinë e Bashkuar. Nga analiza në tërësi e komunikimit, del në pah fakti se Orest Sota e merr lëndën narkotike nga shtetasi Alfredo Hamzai dhe më tej e shet në Angli. Kjo mbështetet në mesazhin që Orest Sota i dërgon Alfredo Hamzait “ku te vej ti marri ky ato ne londer: dhe me sa ti them; jan te lara apo jo po me pyet?; o vlla per ne londer; do vej njeriu ti marri ato vella; dhe 100 eshte gati njeriu te vej ti marri: ????dhe mallin do te vej ta marri qe sot ky, i thash jan 3 copa; dhe me pyet me sa, a eshte i lare, dhe nga vjen ?; mu pergjigj pak o vlla; se jan njerezit ne pritje andej”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori
Previous article MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

s.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dënohet me burg (DETAJET) Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dënohet me burg (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT