Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është duke zhvilluar një konferencë për shtyp nga Franca. Në fokus të konferencës është marrëveshja që pritet të nënshkruhet me Iranin, ditën e premte.
Sipas Trump, nëse SHBA-të nuk do ta kishin bërë këtë marrëveshje, mund të kishim hedhur më shumë bomba për tre javë, dy javë, katër javë, dy vjet të tjera.
Lidhur me marrëveshjen, Trump theksoi se samiti i G7 ofroi një mundësi për të diskutuar detajet e kësaj marrëveshjeje historike me shumë nga miqtë dhe aleatët tanë më të ngushtë.
Për arsyet e marrëveshjes Trump tha se:
“Nuk doja të shihja një ‘katastrofë ekonomike’ për shkak të luftës.
“Udhëheqja e re e Iranit është shumë e zgjuar dhe shumë më pak radikale. Mendoj se ata do të sillen shumë ndryshe. Mendoj se po shohin një mënyrë të ndryshme jetese me të cilën nuk janë ekspozuar kurrë. Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike. Nëse do të kishit vazhduar kështu, kjo mund të kishte ndodhur”, tha ai.
Presidenti amerikan argumentoi se marrëveshja nuk është rezultat i negociatave të javëve të fundit, por se rrënjët e saj qëndrojnë në operacionin amerikan që çoi në vdekjen e ish-kreut të Forcës Quds të Gardës Revolucionare.
“Kjo nuk është një marrëveshje tremujore. U përgatit me vite. A e dini pse? Sepse unë isha ai që vrau Gjeneral Soleimanin. Dhe nëse nuk do ta kisha vrarë unë, ndoshta nuk do të flisnim për këtë marrëveshje tani”, tha ai.
Soleimani u vra në një sulm amerikan në aeroportin e Bagdadit në janar 2020, gjatë mandatit të parë të Trump në Shtëpinë e Bardhë.


