• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar
Home
Breaking News

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

16 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen emrat e personave të përfshirë në grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Grupi akuzohet se ka trafikuar të pakën 50 tone kokainë gjatë viteve 2019-2021.

Mësohet se emrat e përfshirë janë:

  1. Nikoll Bibaj
    2. ⁠Isa Aliu
    3. ⁠Sokol Bibaj
    4. ⁠Florjan Musaj
    5. ⁠Armando Pacani
    6. ⁠Denis Matoshi allias Eldi Dizdari
    7. ⁠Naldi Yzeiraj
    8. ⁠Oklid Aliu
    9. ⁠Dritan Gjika
    10. ⁠Shpëtim Aliu

U kontrolluan në kuadër të hetimeve

1. Ardi Kollcaku
2. Redi Peza
3. K.SH

Sipas SPAK, vetëm Florjan Musaj është kapur, ndërsa të tjerët janë ende në kërkim. 2 mendohet se janë në Shqipëri, ndërsa 7 jashtë vendit dhe Prokuroria po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të tjera.

Sipas SPAK, grupi ka vepruar në 2019–2021 në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë dhe ka trafikuar të paktën 50 ton kokainë. Janë provuar 5 episode kryesore të trafikut ku janë sekuestruar gjithsej 8 ton e 960 kg kokainë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, një pjesë e të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar cash në Shqipëri për të shmangur sistemin bankar dhe janë investuar në pasuri të paluajtshme, blerjen e aksioneve në kompani tregtare, në kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë etj

SEKUESTRIMET

U sekuestruan një sërë pasurish që kapnin vlerën e 150 milionë eurove. Në mesin e tyre përfshihen shoqëritë  “Aliu Road House” sh.p.k, “Green Invest” sh.p.k, “Seaview Development” sh.p.k dhe “A.R.H Security” sh.p.k, e të tjera.

U sekuestrua gjithashtu edhe një pjesë e kompleksit multifunksional turistik, rezidencial dhe komercial “Porto Lalzi / Lalzi Marina Seaside” në Hamallaj, Gjiri i Lalzit, sipas marrëveshjes mes shoqërisë “Sviluppo Mare 1” dhe “Aliu Road House”.

Gjithashtu janë përfshirë të drejta reale mbi pasuri të paluajtshme të përfituara nga subjektet “Seaview Development” dhe “Aliu Road House”, të lidhura me akt noterial për ndërtimin e hotelit “Zig-Zag” me 5 yje dhe mbi 200 dhoma në Jalë, Himarë, ku shoqëria “Narvalno Group” sh.p.k ka marrë përsipër bashkëfinancim në masën 40% dhe procedurat e lejes së ndërtimit përmes AZHT.

Po ashtu janë sekuestruar të drejta pasurore mbi pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti “Altea Construction” sh.p.k për ndërtimin e një kompleksi vilash në Mjull Bathore, Tiranë, në projektin “Astoria Residence”.

Po ashtu u sekuestruan shoqëritë “Altea Construction” sh.p.k, “F&XH Invest” sh.p.k dhe “Altea Invest” sh.p.k, subjekti tregtar “S.T.N.P.M” pjesën takuese të Shpëtim Bibaj si dhe “Hotel Elisa Tirana”, i afiliuar me Melia; të gjithë pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti Altea Invest shpk, për ndërtimin e një objekt strukturë funksion hoteleri në Dhërmi.

U sekuestruan edhe pasuritë e paluajtshme të përftuara nga subjekti “Altea Invest shpk”, për ndërtimin e një objekt strukturë funksion hoteleri në Dhërmi.

Të përfshirë janë edhe ndërtuesi Ardi Kollçaku, i lidhur me “Anchor Invest” dhe K.SH i lidhur me prodhimin e hekur-betonit. Po ashtu edhe Redi Peza, pronari i Porto Lalzit dhe  i “Sviluppo Mare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador
Previous article UZUNI KAPET "MAT" NË "STRIP-in" E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT