Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij për punësimin e një të mituri.
Përmes një deklarate publike, Luca i ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se aktiviteti i tij mbështetet te puna, investimet dhe respektimi i ligjit.
“Mbajeni këtë video kujtim dhe shikojeni sot e mot. Gjergj Luca është trim, sepse e mbron puna, e mbrojnë investimet, e mbrojnë rrogat, e mbrojnë sigurimet shoqërore, e mbrojnë taksat, e mbron transparenca… Jam bir i dy familjeve të mëdha dhe kurrë nuk e bëj pis atdheun!”, shprehet ai.


