Një operacion i gjerë i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe SPAK po zhvillohet në kuadër të hetimeve ndaj një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.
Sipas informacioneve paraprake, në qendër të hetimeve janë Astrit Vladi dhe Kastriot Vladi, ky i fundit i njohur edhe nga dosja e mëparshme e njohur si Toyota Yaris case. Dyshohet se ata kanë përdorur platformën e koduar Sky ECC për të komunikuar dhe organizuar aktivitetin e paligjshëm.
Hetuesit dyshojnë se grupi ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës dhe Britanisë së Madhe, ndërsa komunikimet e zbuluara në Sky ECC i përkasin periudhës 2019-2020.
Në kuadër të të njëjtit hetim, nën dyshim janë edhe disa biznesmenë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në pastrimin e të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se aktualisht po ushtrohen rreth 20 kontrolle në ambiente të ndryshme, përfshirë edhe disa hotele në qytetin e Vlorë.
Veprimet hetimore vijojnë, ndërsa autoritetet synojnë dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe identifikimin e personave të përfshirë.


