• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ SPAK zbardh lëvizjen e 128 milionë eurove në dosjen e Zvërnecit, bllokohen transaksionet për shitjen e tokave
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ SPAK zbardh lëvizjen e 128 milionë eurove në dosjen e Zvërnecit, bllokohen transaksionet për shitjen e tokave

12 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi më shumë se 128 milionë euro, të depozituara në llogaritë bankare të noteres publike Amela Mukaj, në kuadër të hetimeve për çështjen e shumëdiskutuar të pronave në Zvërnec.

Vendimi është ekzekutuar pas urdhrit të Gjykatës së Posaçme të datës 10 qershor dhe lidhet me tre kontrata shitblerjeje të tokave në zonën bregdetare të Zvërnecit, një prej projekteve më të mëdha turistike të planifikuara në jug të vendit.

Sipas burimeve hetimore, hetimi për dosjen e Zvërnecit ka marrë shtysë nga përgjimet e kryera në kuadër të operacionit ndaj grupit kriminal të dyshuar të drejtuar nga vëllezërit Abedin dhe Luçiano Koçeku. SPAK dyshon se grupi kriminal, i hetuar për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, ka përdorur investime dhe transaksione të ndryshme financiare për të legalizuar të ardhurat e dyshuara me origjinë kriminale.

Në këtë kuadër hetuesit kanë shtrirë verifikimet edhe mbi transaksionet e lidhura me pronat në Zvërnec, ku një nga emrat më të përfolur është biznesmeni Artur Shehu, i njohur si një prej poseduesve të sipërfaqeve më të mëdha të tokës në këtë zonë.

Sipas vendimit të SPAK, janë sekuestruar tre shuma të konsiderueshme parash të depozituara në llogarinë bankare të noteres Amela Mukaj, të cilat lidhen me kontrata shitblerjeje të nënshkruara gjatë muajit prill të këtij viti.

Shuma më e madhe, prej 110.2 milionë eurosh, lidhet me kontratën e datës 24 prill 2026 mes Artur Shehut dhe kompanisë “Albanian Land Development” sh.p.k. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe 10 milionë euro dhe 8 milionë euro të tjera që burojnë nga dy kontrata të veçanta mes Ferdinand Sulajt, Burbuqe Sulajt dhe të njëjtës kompani. Në total, vlera e fondeve të bllokuara arrin në rreth 128.3 milionë euro.

PARATË E SEKUESTRUARA NË 3 LLOGARI

Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
85

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

Në qendër të kësaj skeme financiare ndodhet kompania “Albanian Land Development”, e cila sipas të dhënave rezulton të ketë luajtur rolin e ndërmjetësit në negociatat dhe transaksionet e lidhura me projektin e investimit në Zvërnec. Një nga administratorët e kësaj shoqërie ka qenë edhe Redi Struga.

Sipas informacioneve të bëra publike, kompania ka shërbyer si urë lidhëse mes pronarëve të tokave në zonë dhe kompanive të lidhura me vëllezërit Al-Kajat nga Katari, të interesuar për zhvillimin e një projekti turistik në këtë pjesë të bregdetit shqiptar.

Hetimet e SPAK synojnë të verifikojnë origjinën e fondeve, ligjshmërinë e transaksioneve dhe mënyrën se si janë realizuar procedurat e shitblerjes së pronave. Prokuroria dyshon se një pjesë e transaksioneve mund të jenë përdorur për qëllime të pastrimit të parave, ndërsa po shqyrtohen edhe dokumentet që lidhen me pronësinë dhe transferimin e sipërfaqeve tokësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike
Previous article DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHEN TRE BAZA PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 kineze dhe 1 vietnameze Aktualitet

ZBULOHEN TRE BAZA PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 kineze dhe 1 vietnameze

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL DHE PASTRONTE PARA/ Publikohet FOTO e biznesmenit në kërkim Artur Koçeku që iu sekuestruan pasuri mln euro

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro Aktualitet

NË "RRJETËN" E DREJTËSISË EDHE NIPAT E "MIRIT TË XHIKËS"/ Sekuestrohen dhjetëra llogari bankare, vila luksoze dhe pasuri me vlerë miliona euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT