• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli
Home
Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

11 June, 2026 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, iu përgjigj në Kuvend interpelancës së kërkuar nga deputeti Klevis Balliu lidhur me ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Dëshmori i Atdheut Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri.

Lamallari theksoi se kanë nisur hetimet për qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Kam kërkuar edhe publikisht, fillimin e një hetimi të plotë të ngjarjes. Dhe mund t’ju komunikoj sot se: Po, ka nisur një hetim i tillë, si nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, si dhe nga AMP, siç është rasti për çdo ngjarjeje të rëndë. Vetëm në përfundim të këtij hetimi, në mënyrë sa më të plotë, sa më shteruese, pa kurrfarë ndikimi politik apo çfarëdo natyre tjetër, brenda kohës së nevojshme, siç gjykohet nga hetuesit në këtë rast. Vetëm një hetim i tillë mund t’i japë përgjigje pyetjeve që ju keni adresuar dhe shumë të tjerave”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai shtoi se nuk do të komentojë mbi çështjen derisa hetimet të përfundojnë, por garantoi transparencë të plotë sapo të ketë rezultate zyrtare.

“Dhe nuk do të ishte as e përshtatshme, me peshën e përgjegjësisë që unë mbaj, me funksionin politik që mbart Ministri i Punëve të Brendshme, të përfshihet qoftë me komente të papërshtatshme, teksa zhvillohet një hetim. Kështu që patjetër, në përmbushje të detyrimit tim ligjor për transparencë, por edhe çdo kërkese për informacion, do t’i ndaj këto të dhëna, sapo të kemi një përfundim të hetimeve, të cilat zhvillohen dita-ditës. Padyshim, ju siguroj që hetimi do të jetë i plotë, shterues, sepse bëhet fjalë për t’i dhënë drejtësi një efektivi që nuk është më mes nesh”, theksoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari bëri me dije se familja e Mekollit dhe ajo e efektivit të plagosur kanë përfituar mbështetje financiare, ndërsa është iniciuar edhe procedura që djali i mitur i Mekollit të përfitojë nga ligji për fëmijët në mbrojtje të Republikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut
Previous article ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm Politikë

ANËTARËSIMI NË BE/ Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm

"HAJDUT"/ Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes me Malajn në Kuvend Politikë

"HAJDUT"/ Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes me Malajn në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT