• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS”/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga
Home
Politikë

“AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS”/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

10 June, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, i cili komentoi protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit kundër ndërtimit të një resorti turistik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se “edhe qeveria e ajatollahëve të Teheranit i është bashkuar zyrtarisht protestës”, duke akuzuar aktorë të ndryshëm politikë dhe mediatikë se po përpiqen ta shndërrojnë një protestë mjedisore në një lëvizje politike për rrëzimin e qeverisë.

“Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurrentët tanë”, shkroi Rama.

Në përgjigjen e tij ndaj Baqaeit, Rama kritikoi ashpër regjimin iranian, duke e akuzuar për censurë, shtypje të lirive dhe sulme kibernetike ndaj Shqipërisë.

“Do të ishte shumë më bindëse sikur shqetësimi juaj për inteligjencën e popullit shqiptar të vinte nga përfaqësues të një regjimi që nuk i godet qytetarët e vet përditë me censurë, frikësim, ndërprerje të internetit dhe shtypje të mendimit ndryshe”, shkroi Rama.

Ai kujtoi gjithashtu sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, për të cilat Tirana zyrtare ka akuzuar Teheranin, duke theksuar se Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një qeveri, operativët e së cilës u kapën duke kryer sulme ndaj sistemeve publike shqiptare.

Rama vlerësoi protestat si shprehje të demokracisë, duke nënvizuar se në Shqipëri qytetarët janë të lirë të protestojnë, të kritikojnë qeverinë dhe të kërkojnë zgjedhje e drejtësi pa frikën e burgosjes.

“Populli shqiptar është mjaft inteligjent për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra. Pikërisht për këtë arsye ata dinë të bëjnë dallimin mes një argumenti demokratik dhe propagandës”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA NË KRYE TË DETYRËS/ Qeveria jep 50 milionë lekë për familjen e Enea Mekollit, përfiton edhe…
Previous article ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Gjykata e Tiranës lë në burg 25-vjeçarin. Çfarë tha i dyshuari…

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT