• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim
Home
Breaking News

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

8 June, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka lëshuar një apel urgjent për qytetarët e Kamzës dhe zonave përreth, në kuadër të operacionit për kapjen e Sadik Llanit, i dyshuar si autor i vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi, ditën e sotme në rrugën “Dervish Luzha”.

Sipas Policisë, i dyshuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se është i armatosur, ndaj qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo përpjekje për ta ndaluar apo për t’u përballur me të.

Për lokalizimin dhe arrestimin e tij janë angazhuar forcat speciale RENEA, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse e konstatojnë Sadik Llanin ose kanë informacion për vendndodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë autoritetet në numrin 112 ose në numrin 069 41 05 735.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se është vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion të saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË

Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz.

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT