• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
‘As 10 e as 20’/ Ja sa vite i duhen një çifti shqiptar për të blerë një shtëpi
Home
Sociale

‘As 10 e as 20’/ Ja sa vite i duhen një çifti shqiptar për të blerë një shtëpi

31 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Shqipëria konsiderohet shpeshherë si një prej vendeve më të varfra të Europës, të paktën sa i përket pasurisë familjare.

Kjo gjë, merr edhe më shumë nuanca po ta shohim në terma të fuqisë blerëse, pra jo në terma absolutë.

Tregu imobiliar është një ndër matësit më të mirë të mirëqenies në këtë drejtim, pasi tregon se sa mjaftueshmëri blerëse kanë realisht shqiptarët, duke siguruar kështu jo vetëm jetesën e tyre nëpërmjet një banese, por duke siguruar edhe një aset me mjaft vlerë.

“Scan” ka bërë llogaritjet në bazë të shifrave zyrtare dhe raporteve ndërkombëtare për të zbuluar se sa vite i duhen një familje shqiptare për të blerë një shtëpi. Fillimisht, çdo llogaritje është bërë në terma mesatarë, pra paga mesatare, kursimi mesatar mbi pagën dhe çmimi mesatar i banesave në Shqipëri.

Gjithashtu, të gjitha llogaritë janë bërë me një familje të re, pra një çift ku të dy personat kanë të ardhura dhe kursejnë nga paga e tyre. Paga mesatare neto në Shqipëri fiksohet në 347 euro.

Norma e kursimit ndërkohë, sipas raportit të fundit të bankës botërore fiksohet në 27% të të ardhurave. Kjo do të thotë se një shqiptar mesatar kursen në muaj 94 euro, dhe në vit 1128 euro.

Për një çift, kursimi shkon në 2256 euro në vit. Të dhënat e fundit në dispozicion sa i përket çmimit të shit-blerjeve të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, flasin për një çmim mesatar prej 56 mijë lekësh për metër katror në të 12 qarqet e vendit, me Tiranën ku çmimi fiksohet në 89 mijë lekë për metër katror dhe me Beratin në 41 mijë lekë për metër katror.

Kjo përkthehet në 420 euro për metër katror, pra 42 mijë euro për një banesë 100 metër katror. Pra, me një kursim mesatar prej 2256 euro në vit, një çifti shqiptar i duhen plot 18.6 vite për të blerë një apartament, nëse kursen 27% të të ardhurave nga pagat.

Në rast se kursimi do të ishte vetëm 10% e pagës, atëherë do të duheshin plot 50.4 vite. Në të ardhurat e një çifti mesatar shqiptarësh nuk merren parasysh burimet alternative të të ardhurave, si huamarrja, remitancat, pasuria e trashëguar, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Icardi lë stërvitjen, alarmohen tifozët zikaltër
Previous article Fjolla Morina dhe Mr. Rex, me skena hot në fotosesionin e ri

luljetaautor

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT