• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKESA PËR ANULIMIN E PROJEKTIT/ Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKESA PËR ANULIMIN E PROJEKTIT/ Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave

3 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijon prej më shumë se dy orësh protesta kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, me qytetarët që tashmë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Protestuesit arritën të kalonin zonën pranë Urës së Lanës, ku më herët u përballën me një gardh metalik dhe kordonin e Policisë së Shtetit.

Situata u përshkallëzua kur protestuesit u afruan pranë perimetrit të rrethuar dhe disa prej tyre kaluan barrierën metalike. Në përgjigje, forcat e policisë ndërhynë duke përdorur makina ujëhedhëse me qëllim shpërndarjen e turmës dhe rivendosjen e rendit. Qytetarët kanë lëshuar thirrje ndaj policisë që të hapin rrugën, por policia ka qëndruar në pozicionin e saj duke mos lejuar kalimin e protestuesve drejt Kryeminsitrisë. Gjë që më pas u arrit.

Qytetarët kanë ndezur tashmë blicat e telefonave, duke ndriçuar bulevardin.

Në kor, protestuesit artikuluan një sërë sloganesh, mes tyre thirrje për dorëheqje të qeverisë, akuza ndaj klasës politike dhe kundërshtim të projektit që po zhvillohet në zonën e mbrojtur. Në protestë u dëgjuan gjithashtu sloganet: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Opozitë e shitur” dhe thirrje të tjera drejtuar figurave politike.

Kjo është dita e katërt radhazi e protestave kundër projektit në Zvërnec. Qytetarët dhe aktivistët kërkojnë ndalimin e investimit, duke argumentuar se ai cenon një zonë me vlera të veçanta natyrore dhe mjedisore. Nga ana tjetër, qeveria e konsideron projektin një investim strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe
Previous article SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT