• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU NDËRKOMBËTAR I ARMËVE/ GJKKO dënon me burg Adulla Hoxhajn dhe dy anëtarët e grupit
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKU NDËRKOMBËTAR I ARMËVE/ GJKKO dënon me burg Adulla Hoxhajn dhe dy anëtarët e grupit

3 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin përfundimtar për anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për trafikim të armëve dhe municioneve.

Procesi i zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar u shqyrtua nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Rudina Palloj dhe Atalanta Zeqiraj. Me vendimin nr. 46, datë 03.06.2026, gjykata ka shpallur fajtorë tre prej të pandehurve, ndërsa ka liruar nga qelia një tjetër person të përfshirë në dosje pasi nuk u provuan akuzat.

Dënimet përfundimtare për të pandehurit

Adulla Hoxhaj: U deklarua fajtor për tentativë trafikimi të armëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup kriminal, si dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, municioneve luftarake dhe armëve sportive të sekuestruara në banesën e tij më 1 gusht 2024. Gjykata e dënoi fillimisht me një masë të vetme prej 13 vitesh burg, por pas uljes së 1/3 nga gjykimi i shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burgim në një burg të sigurisë së lartë.

Admir Tutaj: U deklarua fajtor për tentativë trafikimi të armëve dhe municioneve si dhe pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal. Pasi u bashkuan dënimet në 12 vite burg, aplikimi i gjykimit të shkurtuar e la dënimin e tij përfundimtar në 8 vite burgim.

Bojken Turtulli: U shpall gjithashtu fajtor për të njëjtat vepra penale si Tutaj (trafikim armësh mbetur në tentativë dhe grup i strukturuar kriminal). Edhe për të, dënimi prej 12 vitesh u ul në 8 vite burgim përfundimtar në burgun e sigurisë së lartë.

Ndryshe nga tre të mësipërmit, GJKKO ka vendosur deklarimin e pafajshëm për të pandehurin Rifat Avdiaj. Sipas gjykatës, nuk u provua që ai të kishte kryer veprat penale të trafikimit të armëve dhe pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal. Për rrjedhojë, trupa gjykuese urdhëroi heqjen e masës “Arrest në burg” (të caktuar që prej korrikut 2024) dhe lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi. Atij iu rikthyen edhe sendet personale të sekuestruara, mes të cilave disa copa druri dhe dy kokë çiftelie të gdhendura.

Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e një arsenali të madh armatimi dhe sendesh ushtarake që iu kapën Adulla Hoxhajt gjatë arrestimit të tij në gusht të vitit 2024. Mes tyre bëjnë pjesë:

Pistoleta të markave “Zoraki”, “Taurus” dhe “Yavuz”, si dhe 6 pistoleta me mulli.

13 pistoleta me dorezë plastike pa pjesë lëvizëse dhe 3 pistoleta të cilave u mungonin pjesët.

1 armë zjarri gjysmë automatike (kallashnikov) e lyer me bojë të zezë dhe me tytë të prerë.

Sasi të mëdha karikatorësh (përfshirë krehra kallashnikovi dhe pushke) dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm (9mm, 10mm, 357 magnum, Smith & Wesson).

2 silenciatorë (gypa metalikë për eliminimin e zhurmës), 10 dylbi optike për armë speciale, pajisje lazer, pranga, elektroshok dhe një peshore elektronike.

Një helmetë ushtarake, veshje kamuflazh ushtarake dhe thika.

Nga ana tjetër, telefonat celularë të sekuestruar (Iphone, Samsung, Google, Nokia), laptopët HP dhe një njësi qendrore kompjuteri u vendos të lihen për llogari të një procedimi të ndarë penal. Hoxhajt iu kthye vetëm portofoli me 290 euro, 13.000 lekë dhe një kartë SIM e Kosovës.

GJKKO ka vendosur që pesë mjete motorike të sekuestruara të qëndrojnë në kuadër të hetimit pasuror dhe financiar. Bëhet fjalë për:

Një automjet Volkswagen gri, një Audi Q5 dhe një Toyota Rav 4.

Një automjet Volvo (në përdorim nga Hoxhaj) dhe një motoçikletë Honda.

Dokumente qarkullimi gjermane dhe një leje lundrimi peshkimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË SHËNGJIN/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë
Previous article E RËNDË NË SHËNGJIN/ Katër të rinj u rrëmbyen nga dallgët, një person dyshohet se ka humbur jetën

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT