• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“35 VITE FYTYRA E NGRYSUR”/ Përvjetori i PS, Rama për Gramoz Ruçin: Asnjë nuk e arrin dot atë që ai ka bërë, është kryepatronazhisti i partisë
Home
Politikë

“35 VITE FYTYRA E NGRYSUR”/ Përvjetori i PS, Rama për Gramoz Ruçin: Asnjë nuk e arrin dot atë që ai ka bërë, është kryepatronazhisti i partisë

2 June, 2026 s.autor Politikë

Nuk dua t’ju mbaj gjatë. E hoqa fjalimin, e hoqa foltoren. Jam këtu për të thënë disa fjalë. Dua ta nis me frymëzimin që më dha dalja e Gramozit (Ruçit) këtu, që më kujtoi një fjalë të legjendarit Fate Velaj, i cili kur u bë deputet i PS, pas ca kohësh tha: ‘Çfarë misteri është me këtë njeri? 35 vite në maj, 35 vite me fytyrën e ngrysur’. I thashë unë: ‘Si e shpjegon ti?’ ‘Duhet të jetë profesion më vete, se ne nuk na ndjek njeri nga mbrapa siç ndjekin këtë’, tha.

Unë dua të shtoj më shumë, sepse nuk është vetëm i ngrysur. 35 vjet, Facebook jo, Instagram jo, TikTok jo e jo. Qëkur ka dalë telefoni celular, akoma s’ka bërë një SMS tani që flasim. I punon telefoni vetëm në marrjen e SMS-ve. Plus kësaj, 35 vite, intervista në media ka dhënë 3 vite e gjysmë. Kjo e ka shpjegimin te telefoni, se askush nga ne nuk ka të gjitha kontaktet që ka Gramozi, nga veriu në jug, nga ditët para themelimit, pas themelimit, gjatë themelimit.

Asnjë nuk e arrin dot atë që Gramozi ka bërë dhe vazhdon të bëjë edhe sot, që jo vetëm i përgjigjet çdo njeriu, jo me SMS, është kuadër i vjetër, mos lër gjurmë, por me telefon një për një, ata shkruajnë, ai përgjigjet. Po të mbledhësh rrugët e Gramozit për vaki, për ngushëllime e për dasma, e për pagëzime, janë të panumërta.

Pra, ajo që Fate Velaj nuk e kuptonte dot dhe shumëkush që nuk e kuptojnë si funksionon Gramozi, është fakti që Gramozi është kryepatronazhisti i PS. E kam thënë përpara dhe e përsëris sot, unë çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjitha çmoj punën e patronazhistëve”, tha ndër të tjera Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 35-VJETORI I PS/ Rama: Partia Socialiste nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi
Previous article KAOS DHE DHUNË NË PROTESTËN PËR ZVËRNECIN/ Protestuesit çajnë kordonin policor

s.autor

Postime të ngjashme

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT