• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
35-VJETORI I PS/ Rama: Partia Socialiste nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi
Home
Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Partia Socialiste nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

2 June, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, u ndal te vlerat morale të forcës politike që drejton dhe kritikoi fenomenin e kërkimit të favoreve personale në emër të kontributeve partiake.

Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk mund të tradhtojë idealet e atyre që, sipas tij, kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin e Shqipërisë, duke përmendur rilindësit, dëshmorët, martirët e komunizmit, si edhe punëtorët e thjeshtë e bujqit e kooperativave.

Gjatë fjalimit, ai kritikoi anëtarët apo mbështetësit që kërkojnë favore personale apo punësime për familjarët në këmbim të kontributit të tyre politik. Kreu i qeverisë theksoi se përdorimi i kontributeve politike për përfitime personale bie ndesh me vlerat morale që, sipas tij, duhet të përfaqësojë Partia Socialiste.

Në fund të fjalës së tij, Rama u shpreh se një nga arsyet që socialistët kanë arritur të sigurojnë mandatin e katërt qeverisës lidhet me respektimin e një kufiri moral në raport me qytetarët.

“PS nuk ka asnjë mundësi të kthehet mbrapa, sepse nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi, por nuk ka asnjë shans që ti tradhtojë të gjithë atë, të cilët i dhanë këtij vendi në të gjitha mënyrat e tyre, qoftë ri lindës, dëshmorë, apo martirë të komunizmit, qoftë dhe punonjës të thjeshtë hekurudhash apo bujq të thjeshtë kooperativash, sepse në një mënyrë ose një tjetër, të gjithë atë për arsye të ndryshmen kishin një fiksim në kokë: Shqipëria të bëhet më e mirë! Dhe një gjë dua t’ju them të gjithë socialistëve, që në emër të partisë, në emër të punës që bëjnë, në emër të kontributeve kërkojnë favore për hesap të asaj që kanë bërë dhe që për këtë partia duhet t’ju rregullojë dhëndrin në punë: cili hero dhe dëshmorë i LANÇ-it do ta kërkonte këtë favor në emër të gjakut të tij.

Cili? Përkundrazi, çdo hero dhe dëshmor që është atje te varrezat, çdo socialist që jetoi këtë periudhë si pensionist veteran dhe sot është në botën tjetër ndjehet i poshtëruar nga përdorimi i kontributit për të rregulluar dhëndrin dhe arsyeja se pse ne jemi sot këtu në mandatin e katër nuk është se nuk kemi bërë nga këto, por ama përsëri njerëzit e dinë shumë mirë se ne jemi te vetmit që një kufi moral të kësaj natyre me njerëzit e këtij vendi e njohim dhe e respektojmë, dhe kur ai kufi shkelet , e refuzojmë.

Kjo parti ka bërë shumë gabime, nuk ka bërë asnjë të zezë, gabime dhe faje sat ë doni, ama nga dita e parë deri më sot, kjo parti kurrë nuk është lëkundur në vijën e drejtë të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe nuk është e rastësishme sepse shpeshherë ndodh, dhe sidomos në kohë e re të TIK TOK, që kush ka ëndrra të mëdha, ambicie të madhe, vullnet e mision të madh, është i detyruar të bëjë ndryshime të të gjitha natyrave. Nëse Shqipëria  ka një arkivë për të gjithë kontributorët e çështjes kombëtare, dhe nëse rilindasit tanë janë në krye të kësaj arkive, duhet ta dini shumë mirë që kush është socilist ka 1001 arsye për të thënë  të “dh**** partinë”, por ka një arsye për të qenë krenar, sepse në atë listë është PS, si kontributore.”, tha ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KËRKOJMË LIRIMIN E VELIAJT, SADO..."/ Rama: Edhe Nano e përballoi burgun dhe doli me dorën e shtrirë ndaj atij që e burgosi
Previous article "35 VITE FYTYRA E NGRYSUR"/ Përvjetori i PS, Rama për Gramoz Ruçin: Asnjë nuk e arrin dot atë që ai ka bërë, është kryepatronazhisti i partisë

s.autor

Postime të ngjashme

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT