• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sherri në Bashkinë e Dibrës/ Kryebashkiaku sulmon ashpër PDIU: Bandë horrash
Home
Aktualitet
Kronikë

Sherri në Bashkinë e Dibrës/ Kryebashkiaku sulmon ashpër PDIU: Bandë horrash

31 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Kronikë

Kryetari i Bashkise se Dibres Muharem Rama ka dhene nje sqarim publik ne rrjetet sociale pasi ne ambientet e Bashkise sot u rrahen me mjete te forta punonjesit.

POSTIMI I PLOTE

Sqarim i opinionit publik në lidhje me incidentin e ndodhur sot në ambjentet e Bashkisë Dibër.

Sot në ambjentet e Bashkisë Dibër një grup prej 20-30 personash pjesë e të cilëve edhe të punësuar në Bashkinë Dibër, militantë të PDIU-së, me në krye Zv.Kryetarin e Bashkisë Z.Olti Cani, i PDIU-së, kanë dhunuar një pjesë të stafit të Bashkisë. Ata kanë hyrë me forcë në ambjentet e Bashkisë duke rrahur e goditur rëndë 4 pjesëtarë të tjerë të Stafit të Bashkisë, që aktualisht po kurohen në Spitalin Rajonal Dibër.

Dhunuesit kanë pasur për qëllim të ushtronjë presion mbi personelin e Bashkisë në mënyrë qe të ndikojnë në vendimet e tyre në funksion të interesave të tyre partiake e klanore. Prej kohësh kjo parti po ushtron presion për të ndikuar në vendimmarrje, dhe kjo situatë ka ardhur duke u përshkallëzuar për shkak të transformimeve dhe ristrukturimit që po ndodh në Bashkinë e Dibër.

E gjithë kjo është dicka e paprecedent dhe nuk ka ku të rrijë, gjë që tregon se çfarë niveli dhe begraundi përfaqësojnë njerëzit e PDIU-së në Dibër. Kemi të bëjmë, jo me një parti politike, por me një bandë horrash, që mendon t’i zgjidhë problemet dhe interesat e saj me dhunë fizike ndaj punonjësve të shtetit, që sulmon e dhunon institucionet, dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Në fakt, me këto mjete, kjo parti ia ka dalë të fitojë një deputet në në Dibër, dhe është pikërisht, e njëjta dorë që trazon gjithëçka. Kjo është mënyra sesi kjo parti, di ti zgjidhë problemet e saj, pasi ajo nuk ka asnjë aset apo “vlerë” tjetër përveç dhunës, horrave, banditëve, njerëzve të korruptuar e inkriminuar që duan veç të zhvasin e grabisin. Eshtë e trishtë të mendosh se kjo ndodh në një vend në Europë, në vitin 2018.

Eshtë fatkeqësi që politika të bjerë në këtë llum dhe është detyrë e të gjithë opinionit publik, të ngrihet e të dënojë shfaqje të tilla të shëmtuara, të cilat nuk mund të jenë fytyra jonë. Shqipëria nuk është Wild West dhe Dibra nuk është El Paso. Dibra nuk ka qenë kurrë një vend kaubojsësh e gangsterë, por ka qenë gjithmonë një vend i begatë burrash të mençur që kanë ditur t’i dalin për zot vetes e madje të gjithë Shqipërisë. Është fatkeqësi që sot Dibra të bjerë në batakun e disa banditëve ordinerë që, nëpërmjet dhunës dhe barbarisë, kërkojnë ta shndërrojnë këtë qytet në një feud personal.

Kjo nuk do të lejohet të ndodhë!

Ftoj instancat ligjzbatuese te zbardhin kete incident dhe të çojnë përpara përgjegjësisë autorët! Vetë Bashkia do të bëjë detyrën e saj, duke marrë masat më të ashpra disiplinore që ka në dorë.

 

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkrimtarja që u dashurua me një të pastrehë! (FOTO)
Previous article Real Madridi i ofron 35 milionë euro plus Kovacicin për yllin argjentinas

luljetaautor

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT