• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN UDHËZIMET E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Për herë të parë transgjinorët do të marrin hormone në QSUT! Përfitojnë edhe adoleshentët
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHEN UDHËZIMET E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Për herë të parë transgjinorët do të marrin hormone në QSUT! Përfitojnë edhe adoleshentët

28 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me personat transgjinorë, të cilët do të marrin për herë të parë terapi hormonale në shërbimin publik shëndetësor në vend.

Ministria ka përcaktuar kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet dhe mbulohet nga fondet publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas këtij udhëzimi, trajtimi parashikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, kur vlerësohet nga mjekët dhe ka miratimin e familjes.

Për shkak të mungesës së njohjes ligjore dhe kujdesit të duhur shëndetësor, deri më tani kanë qenë të shumtë shqiptarët transgjinorë të cilët janë detyruar të marrin terapi hormonale jashtë vendit ose, në disa raste, në farmaci vendase në mënyrë informale, duke rritur ndjeshëm kostot dhe rrezikun shëndetësor për shkak të mungesës së monitorimit nga mjeku specialist.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, i miratuar më 28 prill dhe i firmosur nga zv.ministrja Eugena Tomnini, synon t’i japë zgjidhje kësaj situate, duke u mundësuar tashmë të gjithë personave që duan të ndryshojnë trupin përmes hormoneve që t’i përshtaten identitetit të tyre gjinor.

Në vendim theksohet se trajtimi do të jetë i aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe antiandrogjenëve.

Po ashtu, është përcaktuar edhe mosha kur mund të kryhet terapia, e cila mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta dhe vetëm me vlerësim të specializuar, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.

“Koha varet nga pjekuria njohëse e adoleshentit dhe aftësia e tij për të kuptuar dhe pranuar efektet potencialisht të pakthyeshme të trajtimit. Vlerësimi i kësaj është kompleks dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të adoleshentit, familjes së tij dhe ekipit të trajtimit. Duhet gjithashtu të merren parasysh ndikimet e mundshme të trajtimit në shëndetin dhe funksionimin social të fëmijës”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, publikuar nga Report Tv.

Ky vendim është kërkuar prej vitesh nga komuniteti LGBTQI+, i cili, në pamundësi për të kryer tranzicionin në Shqipëri, u është drejtuar vendeve fqinje, kryesisht klinikave private në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa kostot e një operacioni për transformimin gjinor arrijnë deri në 15 mijë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Pritet vetëm firma e Trump
Previous article NDARJA NGA JETA E 25-VJEÇARES XHUANA NIKOLLI/ AMP nis hetimin për efektivët e komisariatit nr.2! Dyshohet se kanë...

s.autor

Postime të ngjashme

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT