• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Vrasja e berberit në Itali dhe 15 arrestime në bashkëpunim me SPAK, dyshohet se shkak i krimit u bë borxhi 500 eurosh ndaj Igli Kamberit
Home
Breaking News

DETAJET/ Vrasja e berberit në Itali dhe 15 arrestime në bashkëpunim me SPAK, dyshohet se shkak i krimit u bë borxhi 500 eurosh ndaj Igli Kamberit

27 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Francesco Diviesti u vra një vit më parë dhe trupi i tij u dogj në një zonë të izoluar të Alta Murgias.

Sot janë ekzekutuar 15 masa sigurie personale të lëshuara nga gjyqtari hetues (GIP) i Barit dhe nga gjyqtari i Gjykatës së posaçme të shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë, në kuadër të hetimeve të koordinuara nga Drejtoria Distrektuale Antimafia e Barit dhe Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Vrasje e paramenduar me rrethanë rënduese të metodës mafioze, tentativë zhvatjeje, mbajtje dhe armëmbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit, ndihmë pas kryerjes së krimit, shkelje e masave të parandalimit personal, si dhe pastrim i parave në mënyrë ndërkombëtare nga Italia në Shqipëri; këto janë akuzat që u ngarkohen, në mënyra të ndryshme, 15 personave, mes të cilëve katër gra, të cilat këtë mëngjes i janë nënshtruar masave të sigurisë të lëshuara me kërkesë të DDA-së së Barit dhe Prokurorisë së Posaçme shqiptare, të koordinuara nga Eurojust.

Janë arrestuar ekzekutorët e dyshuar të vrasjes së berberit. Mes të hetuarve janë tre të dyshuar si përgjegjës për vrasjen, përfshirë autorin e dyshuar kryesor: Igli Kamberi, 41-vjeçari shqiptar që kontrollonte dhe menaxhonte shpërndarjen e lëndëve narkotike në Barletta.

Me të ndodheshin, në momentin e krimit, edhe dy italianë, një burrë dhe një grua nga Barletta, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në zhdukjen e gjurmëve të krimit dhe “kanë mosraportuar te autoritetet gjyqësore atë që dinin”, shpjegojnë hetuesit.

Viktima u dogj mes gomave pas një përplasjeje dhe të shtënash. Sipas hetimeve, Diviesti u vra nga dy persona dhe krimi ndodhi pas një tentative zhvatjeje për një borxh prej 500 eurosh, i cili më pas u ul në 300 euro për shkak të marrjes me qira të një makine në favor të të dyshuarit kryesor, 41-vjeçarit Igli Kamberi.

“Diviesti (viktima) ka kundërshtuar kilometrazhin e makinës së marrë me qira dhe kjo sjellje është interpretuar si fyerje, sepse 26-vjeçari ka vënë në dyshim rolin dominues të 41-vjeçarit, fjalën e tij. Një fyerje që sipas gjuhës më të vjetër të pushtetit mafioz duhet larë me gjak”, ka shpjeguar prokurori shtesë Giuseppe Gatti, koordinator i DDA-së së Barit.

“Frika mbetet arma më efektive mbi të cilën ushtrohet presioni, dhe këtë e tregon një deklaratë e një miku të 26-vjeçarit, i cili pasi kishte treguar për tentativën e zhvatjes dhe pas gjetjes së trupit të pajetë, është kthyer te hetuesit për të tërhequr deklaratën, sepse kishte përmendur persona që sipas tij ishin të rrezikshëm”, ka vijuar Chimienti.

Shkatërrimi i trupit të 26-vjeçarit është “një mesazh për të gjithë: kush gabon, paguan. Me gjak”, ka theksuar prokurori Roberto Rossi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPJEKJET PËR MARRËVESHJE/ Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe nëse ai dorëzon uraniumin e pasuruar
Previous article ZHVILLIMET E REJA NE PD/ Çfarë pritet të ndodhë sot në orën 19:00?

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT