Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Për këta të fundit, në vitin 2021, është caktuar dënimi me 55 vite burg. Ata akuzohen për gjobëvënie në kuadër të grupit kriminal.
Kujtojmë se Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa katër anëtarët e tjerë me 41 vite burg në total.
Duhet theksuar se është pushuar çështja e njërit prej tyre, Gilmando Danit, pasi ai ka ndërruar jetë.


