Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një deklaratë për gazetarët në Bruksel ku u shpreh se Shqipëria është vendi më pro BE.
Gjithashtu ai theksoi se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.
“Është moment shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit dhe një moment për të cilin kemi punuar fort prej një kohe të gjatë dhe ku gjysma e punës për hapjen e negociatave do të mbyllet dhe gjysma tjetër për mbylljen do të hapet. Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me një rrugëtim të anëtarësim me të drejta të plota. Shqipëria ka qenë 100 % në përputhje me politikën e jashtme të BE”, tha Rama për gazetarët në Bruksel.


