• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Vrasja e italianit “çmontoi” grupin kriminal me bazë në Tiranë, 26-vjeçari u dogj në shpellë
Home
Aktualitet
Kronikë

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e italianit “çmontoi” grupin kriminal me bazë në Tiranë, 26-vjeçari u dogj në shpellë

26 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Antimafian e Barit, zhvilloi në orët e para të mëngjesit një operacion kundër një grupi kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe trafik droge me aktivitet në Shqipëri dhe Itali.

Hetimet që çuan në zbulimin e grupit kriminal nisën pas ekzekutimit të shtetasit italian Francesco Diviesti, 26 vjeç, ngjarje e ndodhur më 25 prill 2025 në Barletta të Italisë.

Sipas autoriteteve italiane, Diviesti u përfshi fillimisht në një konflikt në një lokal dhe më pas u dërgua në një zonë të izoluar në Casosa di Puglia, ku u ekzekutua me pesë plumba nga dy armë të ndryshme. Më pas, autorët tentuan të digjnin trupin e tij duke i vënë flakën brenda disa gomave, sipas një metode të përdorur nga grupet kriminale në vitet ’90 në atë zonë.

Igli Kamberi
Për shkak të mënyrës së ekzekutimit, çështja u mor nën hetim nga Drejtoria Antimafia e Barit, e cila arriti të lokalizojë trupin e pajetë brenda katër ditëve.

Nga hetimet rezultoi se në ngjarje ishte i përfshirë edhe shtetasi shqiptar Igli Kamberi, i konsideruar nga autoritetet si kreu i grupit kriminal. Ai u arrestua në korrik të vitit 2025 dhe akuzohet si autor i vrasjes së Diviesti-t.

Ndërkohë, më 25 qershor 2025, një tjetër shtetas shqiptar i përfshirë në çështje, i larguar nga Italia dy ditë pas vrasjes, u arrestua në qytetin Roszke të Hungarisë me 24 kilogramë kokainë të pastër.

Gjatë hetimeve, autoritetet sekuestruan edhe mbi 412 mijë euro cash tek familjarë të personave të përfshirë dhe dokumentuan përfshirjen e tre shtetasve italianë në aktivitetin kriminal.

Sipas SPAK dhe autoriteteve italiane, hetimi për vrasjen e Diviesti-t u shtri më tej duke zbuluar një rrjet të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave nga Italia drejt Shqipërisë.

Një nga episodet kyçe të hetimit lidhet me sekuestrimin e mbi 680 mijë eurove në pikën kufitare të Muriqanit, në nëntor të vitit 2024. Shuma po tentohej të futej në Shqipëri me automjet dhe dyshohet se i përkiste këtij grupi kriminal. Sekuestrimi u realizua nga Policia e Shtetit pas informacionit të marrë nga Qendra Operative e DIA-s në Bari.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar këtë të martë në Shqipëri u arrestua edhe Ergys Kastrati alias “Bishja”, i shpallur prej dy vitesh në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Bashkë me të u arrestuan bashkëshortja e tij, Desmira Ceco, si dhe dy shoferë të dyshuar për transportimin e parave të pista.

Gjykata e Posaçme ka caktuar gjithashtu sekuestron preventive për 4 shoqëri tregtare, 8 automjete, 10 llogari bankare, si dhe shumën prej 680.595 euro cash të sekuestruar në Muriqan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË/ Artan Hoxha: Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn
Previous article TRAGJIKE NË BELGJIKË/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT